15.5 C
Tirana
Friday, March 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreVIDEO/ “Më thoshin të gjithë, do të bëhesh shitës domatesh”, Jul Deda...

VIDEO/ “Më thoshin të gjithë, do të bëhesh shitës domatesh”, Jul Deda bën rrëfimin emocionues

Aktori i humorit Jul Deda, është kthyer pas në koha dhe ka treguar për banorët e tjerë të “Big Brother Vip 3”, se kur ka qenë i vogël, në shkollë, i thoshin se do bëhej shitës domatesh, pas nuk kishte asnjë lidhje me të atin, aktorin e madh Zef Deda.

Kur ka qenë në gjimnaz ai është bërë një nga nxënësit më ekselent, ku ka marrë dhe disa medalje.

“Më thoshin gjithmonë në shkollë se ti do të bëhesh shitës domatesh, ti s’ke mend për këtë punë, ti si ke ngjarë babit. Në gjimnaz isha te grupi A dhe të gjithë ishin absolut, vetëm unë (bën me dorë poshtë), ata ishin me medalje ari dhe mua më thoshte kujdestarja ‘çfarë do këtu ti more vëlla’. Ata që ishin me medalje ari qëndruan dy vite pa shkuar në shkollë sepse nuk dinin se çfarë të zgjidhnin se në atë kohë, me medalje ari mund të zgjidhje çdo degë që doje dhe futeshe direkt, por ngaqë kishin shumë mundësi zgjidhje dhe ju iku viti, pastaj unë direkt fup”, tha ndër të tjera aktori i njohur.

LEXO EDHE: VIDEO/ E keni siguruar banesën tuaj? Mesazhi i fortë nga Jul Deda

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat