9.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMasat anti-COVID/ Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare vaksinim të...

Masat anti-COVID/ Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare vaksinim të detyrueshëm

Shqipëria nga e hëna do të bëhet pjesë e shteteve që e kanë bërë vaksinimin me detyrim.

Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës pandemike ka renditur administratën dhe pak sektorë të tjerë  privatë që do të duhet të paraqiten në punë me certifikatën e gjelbërt.

Ekspertët kanë bërë të ditur se dozën e tretë përforcuese do ta ketë të drejtë ta bëjë çdo person mbi 18 vjeç.

Po ashtu për shkak të përhapjes së mutacionit Omikron në Shqipëri, çdo person që do të vijë nga Afrika e jugut do të duhet të karantinohet për 14 ditë.

Lexo edhe: Paralajmërimi i kryeministrit/ Rama: Të pavaksinuarit mund të ndalohen të shkojnë në punë

Rakacolli: Bazuar në situatën epidemiologjike, faktin që jemi në stinën e dimrit dhe shtohet mundësia për marrjen e SARS-CoV-2, faktin tjetër të qarkullimit të virusit Omikron karakteristikat e  të cilit janë ende të panjohura, në mënyrë që të frenojmë përhapjen më tej të këtij infeksioni, Komiteti Teknik i Ekepertëve ka vendosur:

-Nga sot çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë

-Pas vendimit që u mor për vaksinimin e pedagogëve dhe të studentëve Komiteti ka marrë vendim që deri me 30 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen pasi me 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negativ çdo 5 ditë.

-Nisur nga fakti që Omikron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi dhe kontaktesh me vende të Afrikës  së Jugut si dhe faktin se akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra dhe nga vende të tjera të botës, Komiteti rekomandoi ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga 3 dhjetori për 3 javë.

-Shtetasit shqiptarë rezident që hyjnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes në vendet e Afrikës së Jugut do karantinohen në shtëpi 14 ditë dhe do monitorohen.

q

-Ora policore nga 23:00-06:00

-Kalimi në kufi me pasaportë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orëve ose test i shpejtë brenda 48 orëve, provë e kalimit të Covid. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

-Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta në kufi do izolohen 10 ditë dhe në fund do bëjnë test

-Në aeroporte vetëm pagjerët që udhëtojnë, me maska.

-Përdorimi i maskave në ambjente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik

-Grumbullime deri në 50 persona dhe aktivitete sportive e kulturore me prezencë spektatorësh 30% të kapacitetit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza ku 965,964 janë doza të dyta dhe rreth 70  mijë të treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat