15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParalajmërimi i kryeministrit/ Rama: Të pavaksinuarit mund të ndalohen të shkojnë në...

Paralajmërimi i kryeministrit/ Rama: Të pavaksinuarit mund të ndalohen të shkojnë në punë

Kryeministri Edi Rama, teksa ka marrë dozën e tretë, ka paralajmëruar administratën publike se mund të vijë momenti se pa pasaportë vaksinimi nuk mund të shkojnë në punë, apo të paguhet. Po ashtu, të gjithë ata që punojnë në ambiente të mbyllura apo që janë pronarë biznesesh nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa vaksinë.

“Pra çfarë mund të thuhet sot, përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllur. Kemi bërë çmos që të mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dalë ku të dalë, pasi mbajmë përgjegjësi.

Nëpunësit e shtetit të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që do të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen.

U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike, me hapësira ku bëhet pazar, me markata të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani”, deklaroi Rama.

Mund të vijë edhe vendimi që kushdo që do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është i vaksinuar dhe nuk do të lejohen të pavaksinuarit të vijnë për të bërë pushime këtu. Kështu që të vaksinohen”, shtoi Rama.

Lexo edhe: “Omicron” i afrohet Shqipërisë, zbulohet rasti i parë në Greqi

Kryeministri u vaksinua me dozën e tretë ditën e sotme, në ambjentet e stadiumit “Air Albania”.

Kryeministri Rama duke marrë dozën e tretë të vaksinës 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat