16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtetasit nga Kosova do marrin leje qëndrimi me një aplikim, pa dokumente

Shtetasit nga Kosova do marrin leje qëndrimi me një aplikim, pa dokumente

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se qeveria ka miratuar një marrëveshje që do të nënshkruhet të premten, sipas së cilës shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.

Sot miratuam një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është një lajm i mirë për shtetasit e Kosovës, që do marrin me një aplikim dhe pa dokumenta, menjëherë lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara se sot”, tha Çuçi.
Ditën e premte, më 26 Nëntor, do të zhvillohet mbledhja e rradhës e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri dhe Kosovë.
Mbledhja do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit dhe do të jetë e shtata mes dy qeverive.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

Por, shumë herë qeveritë janë kritikuar se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

Në Kosovë institucionet nuk ka ndonjë të dhënë të publikuar se sa këto marrëveshje janë zbatuar në praktikë.

Në mbledhjen e fundit në Tiranë është  nënshkruar edhe një deklaratë e përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat