8.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMaqedoni e Veriut/ 1.9 mln euro dëme nga breshëri dhe ngricat, 72%...

Maqedoni e Veriut/ 1.9 mln euro dëme nga breshëri dhe ngricat, 72% e vlerës të dëmeve bujqësore

Breshëri dhe ngrica janë rreziqet më të theksuara në sigurimet bujqësore. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, mbi 70 për qind e vlerës së të gjitha dëmeve të paguara në bujqësi dhe blegtori janë për shkak të pasojave të këtyre fatkeqësive natyrore.

Për shkak se fermerët e dinë se breshëri dhe ngricat janë rreziqet më të mëdha, ata investojnë në sigurime më shumë kundër këtyre rreziqeve.

Për gjashtë muajt e parë, vlera e policave të blera që sigurojnë kulturat bujqësore nga breshëri dhe akulli arriti në 5 milionë euro ose 26 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Fermerët dhe blegtorët arkëtuan një total prej 162 milionë denarësh (2.63 milionë euro) nga dëmet e mbuluara nga policat e sigurimit për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në shumën e përgjithshme të dëmeve të paguara bujqësore dhe blegtorale për të mbjellat dhe të korrat e shkatërruara, për bagëtitë e ngordhura, dominon vazhdimisht pagesa e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe ngrica, tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat