13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina ra nga 20 metër lartësi, humb jetën pasagjerja që mbeti e...

Makina ra nga 20 metër lartësi, humb jetën pasagjerja që mbeti e plagosur në aksidentin e Pogradecit

Ka ndërruar jetë 29-vjeçarja, Xhanina Hoxha, e cila mbeti e plagosur në aksidentin tragjik të një ditë më parë në fshatin Vërçun, Pogradec.

Policia bën me dije se reja ka humbur jetën gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Ndërkohë policia ka filluar procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas të Maliqit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në aksident dhe po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u regjistruar dje, 7 tetor, në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ku 42-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, duke rënë në greminë nga 20 metra lartësi.

Si pasojë mbetën të plagosur rëndë Xhanina Hoxha që udhëtonte në mjet si pasagjere, drejtuesi i mjetit K.G 42 vjeç, ndërsa mori plagë të lehta bashkëshorti i Xhaninës, M. H., 33 vjeç, gjithashtu pasagjer.

Fatkeqësisht Xhanina humbi jetën gjatë transportit për në spitalin e Tiranës.

Ngjarje të tilla na risjellin në vëmendje nevojën që kemi për të siguruar jo vetëm automjetin, por edhe shëndetin dhe jetën.

Siguracioni nuk i parandalon ngjarjet aksidentale por i kompesonn finaciarisht ato.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat