15.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina humb kontrollin në Pogradec, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Makina humb kontrollin në Pogradec, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Një automjet humbi kontrollin këtë pasdite në Pogradec dhe për pasojë mbeti i plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, doli nga rruga. Për pasojë u lëndua ai vetë dhe shtetasit me iniciale S. M., dhe E. Gj.

Të tre u dërguan në spitalin e Pogradecit, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet shkaku i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, ndërkohë që vijojnë hetimet.

LEXO EDHEÇfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat