16.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Lumë” ofertash para zgjedhjeve, euro shënon rekord të ri historik bie poshtë...

“Lumë” ofertash para zgjedhjeve, euro shënon rekord të ri historik bie poshtë 112 lekëve

Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 112 lekëve dhe duke regjistruar një rekord të ri historik.

Sipas kursit të sotëm, euro këmbëhet me 111 lekë.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor shprehen se rënie e euros në nivele të paprecedentë është e lidhur me ofertën shumë të lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet me disa faktorë.

Vlerësohet se të ardhurat nga turizmi hyrës kanë një tendencë të shtohen me hyrjen në tremujorin e dytë të vitit.

Festat fetare të muajit prill gjithashtu mund të kenë sjellë një rritje të mëtejshme të prurjeve për shkak të kthimit të emigrantëve. Një tjetër faktor që, sipas agjentëve të tregut, mund të ndikojë kursin e këmbimit është fushata për zgjedhjet lokale të muajit maj.

Dëshmi e prurjeve shumë të mëdha të euros është edhe fakti se nënçmimi i euros nuk po ndalet as nga blerjet e Bankës së Shqipërisë, në shuma të konsiderueshme.

Në dy javët e fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se 25 milionë euro në tregun e brendshëm, për nevojat e administrimit të rezervës valutore. E megjithatë as kjo nuk e ka frenuar zhvlerësimin e vazhdueshëm të monedhës europiane.

Duke pasur parasysh prurjet e mëdha të euros dhe theksimin e mëtejshëm të efektit sezonal në muajt e verës, agjentët mendojnë se me shumë të ngjarë rënia e euros ndaj lekut do të vazhdojë më tej.

Burimi: Banka e Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat