13.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLufta në Ukrainë rrit me 20% në 8 ditë çmimin e naftës...

Lufta në Ukrainë rrit me 20% në 8 ditë çmimin e naftës në bursë, në Shqipëri arrin rekordin

Lufta e Rusisë për të marrë Ukrainën ka rritur çmimin e naftës me 20% përgjatë 8 ditëve të fundit.

Në 23 shkurt, një ditë para pushtimit, një fuçi naftë u shit në bursë për 96 dollarë, ndërsa këtë të enjte arriti 118 dollarë.

Me çmimet ditëve të para të marsit, nafta ka kaluar edhe nivelin e para 8 viteve, kur në qershor 2014 arriti 113 dollarë për fuçi.

SITUATA NË SHQIPËRI

Çmimet e naftës janë shtrenjtuar sërish në vend, për herë të dytë brenda këtij viti, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet globale, si rrjedhojë e pasojave të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur tetë herë, duke arritur në rreth 200 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 50 lekë për litër, ose rreth 34%.

Aktualisht nafta në vend ka kapur niveleve rekord historike prej 200 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi. Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 38 lekë më shumë se 10 vite më parë.

Operatorët e tregut pohojnë se nëse nafta në bursat globale do të shkojë në nivelet e 130-140 dollarëve për fuçi, në tregun e brendshëm mund të arrijë në 250 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se nëse nafta në bursat globale do të shkojë sërish në nivelin e 130-140 dollarëve për fuçi, në tregun e brendshëm ajo mund të arrijë në 250 lekë për litër.

Në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat