5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVjedhja e makinave, 6 zonat më të rrezikshme në Tiranë

Vjedhja e makinave, 6 zonat më të rrezikshme në Tiranë

67 makina u denoncuan si të vjedhura në të gjithë vendin gjatë 2021, 48 prej të cilave në Tiranë.

Vetëm në 17 raste vjedhja është zbuluar nga policia, ku autorët në pjesën më të madhe kanë rezultuar me të shkuar kriminale.

Euronews Albania sjell zonat e Tiranës me riskun më të lartë ku janë regjistruar pjesa më e madhe e vjedhjeve.

Ato janë Myslym Shyri, Zogu i Zi, zona e Yzberishtit, Unaza e Re, Fresku dhe zona e Komunës së Parisit.

Burime pranë policisë së Tiranës thanë se këto zona janë në shënjestër nga kontigjenti kriminal si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë.

Makinat e vjedhura në pjesën më të madhe të rasteve çmontohen e më pas shiten për pjesë por nuk përjashtohet edhe mundësia kur i dublikohen të dhënat.

Fushë-Kruja dhe Durrësi njihen si qytete ku me se shumti demontohen makinave.

Gjatë verës së 2021 në kryeqytet u raportuan  vjedhura 7 makina të llojit ‘Range Rover’ në të paktën 3 muaj. Për vjedhjen e secilës prej tyre grupit të grabitësve ende të paidentifikuar, iu desh jo më shumë se 20 sekonda.

Në vitin 2021 në Policinë e Tiranës janë denoncuar rreth 1500 vjedhje në total, përfshirë automjetet, banesat dhe bizneset.

Lexo edhe: KASKO nga SIGAL UNIQA/ Siguracioni që ju paguan çdo dëm, edhe kur jeni ju fajtori

Në një kohë kur pasiguritë shtohen dita-ditës, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo ngjarje e papritur.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Por sa serioze dhe korrekte një kompani sigurimi kuptohet nga dëmet që paguan dhe SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se është lidere në këtë drejtim.

Raportet e AMF e rëndisin SIGAL UNIQA-n, kompaninë e sigurimeve me më shumë dëme të paguara se çdo kompani tjetër në treg.

Lexo edhe: Siguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria vjen edhe me një ofertë me rastin e 23-vjetorit të themelimit.

Kushdo që sjell një mik në SIGAL UNIQA, përfiton 23% ulje në Siguracionin KASKO të automjetit të tij, ndërsa kush sjell dy ose më shumë miq përfiton 30% ulje.

LEXO EDHE: “Miqësi e mirë, KASKO më lirë”/ Oferta nga SIGAL që nuk duhet humbur

Për më shumë informacion:

https://sigal.com.al/merr-cmim      

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat