10.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSektori i sigurimeve në Kosovë/ Guvernatori i BQK-së: 1.2 milionë kontrata, rritje...

Sektori i sigurimeve në Kosovë/ Guvernatori i BQK-së: 1.2 milionë kontrata, rritje e performancës me 40%

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, si asnjëherë me parë ka folur për zhvillimet e fundit në ekonominë e Kovës dhe krizën që po kalon bota.

Mehmeti ka treguar se me fillimin e luftës në Ukrainë, po monitorojmë zhvillimet e fundit ekonomike. Ai ka treguar se me gjithë problemet rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2021 ishte 9,9%, kurse remitencat arritën në 1.14 miliard euro.

Sipas tij, performanca e kompanive të sigurimeve gjatë vitit 2021 ka shënuar përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara, si në aspektin e performancës financiare, ashtu edhe në kontekst të rritjes.

“Rritja e performancës së sektorit të sigurimeve është edhe si rezultat i masave dhe reformave të ndërmarra nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Sektori i sigurimeve gjatë vitit 2021, përveç përmirësimit në treguesit financiarë dhe në kapitalizim ka pasur lëvizje pozitive edhe në qeverisjen korporative në kompanitë e sigurimit.

Bazuar në të dhënat e fundit preliminare, të raportuara nga sektori i sigurimeve të datës 31 dhjetor 2021, të hyrat nga primet e shkruara bruto arritën në shumë prej 119.2 milionë euro, ose 17.2% më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i kontratave apo policave të shkruara arriti në rreth 1.2 milionë kontrata, duke shënuar rritje prej 40.1% më shumë se në periudhën e  njëjtë të vitit 2020.

Sigurimet e aktivitetit të Jo-Jetë vazhdojnë të kenë pjesëmarrje më të lartë në gjithsej primet e shkruara bruto. Primet e shkruara bruto nga aktiviteti i Jo-Jetë marrin pjesë me rreth 95.9% të vëllimit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto në nivel të sektorit të sigurimeve, ndërsa sigurimet e aktivitetit Jetë kanë pjesëmarrje në gjithsej primet e shkruara bruto të sektorit prej 4.1%.

Bazuar në të dhënat e fundit në dispozicion, të datës 30 shtator 2021, sektori i sigurimeve në vend rezultoi me perfomancë financiare pozitive prej 5.9 milionë euro, krahasuar me 3.4 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat