8.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLufta në Lindjen e Mesme/ Nafta shënon rritjen më të madhe javore...

Lufta në Lindjen e Mesme/ Nafta shënon rritjen më të madhe javore që nga fillimi i 2023-shit

Çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme sot pas kërcimit më të madh në pothuajse një vit.

 

Këcënimi erdhi pasi frika se Izraeli mund të vendosë të godasë objektet e naftës së papërpunuar iraniane si hakmarrje për një sulm raketor kundër tij, mund të rriste ndjeshëm çmimet, duke sjellë shqetësime në treg.

Brent po tregtohej nën 78 dollarë për fuçi pasi u rrit me 5% të enjten, ndërsa Joe Biden tha se SHBA po shqyrtonte nëse do të mbështeste sulmet e mundshme izraelite ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.

 

Një zyrtar amerikan më vonë tha se administrata ishte ende në diskutime me Izraelin dhe besonte se nuk ishte marrë ende asnjë vendim.

“West Texas Intermediate” tregtohet me 74 dollarë për fuçi.

 

Nafta e papërpunuar është rritur me rreth 8% këtë javë, më së shumti që nga fillimi i vitit të kaluar , pasi përshkallëzimi i armiqësive në Lindjen e Mesme ngriti mundësinë që furnizimet me naftë mund të ndërpriteshin.

 

Lindja e Mesme përbën rreth 1/3-ën e furnizimit të naftës së papërpunuar në botë. Irani ka pompuar rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë në muajt e fundit, duke e bërë atë prodhuesin e tretë më të madh në OPEC.

 

Ekziston gjithashtu shqetësimi se Teherani mund të synojë infrastrukturën e energjisë në shtetet fqinje, ose rrugët e furnizimit, duke përfshirë ngushticën kritike të Hormuzit.

 

“Clearview Energy Partners” vlerësoi se një ndërprerje në flukset përmes ngushticës në grykëderdhjen e Gjirit Persik mund të çojë naftën e papërpunuar 13 deri në 28 dollarë për fuçi më shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat