14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLISTA/ Vendet më të rrezikshme në Europë për të drejtuar makinën

LISTA/ Vendet më të rrezikshme në Europë për të drejtuar makinën

Sipas një studimi të kryer nga “StressFreeCarRental.com”, shteti më i rrezikshëm për të drejtuar makinën në Europë është Rumania, e cila ndiqet nga Bullgaria dhe Kroacia.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se vendet Skandinave janë zona më e sigurtë në Europë për tu vizituar me makinë, me të dhëna për aksidentet rrugore shumë të ulta.

Edhe Britania e Madhe dhe Irlanda renditen në vendet e sigurta përsa i përket aksidenteve rrugore, respektivisht 26 dhe 31 vdekje nga aksidentet rrugore për çdo 1.000.000 banorë.

Italia dhe Spanja, 2 prej shteteve më të preferuara për pushime, janë të vendosura në 15 vendet e para përsa i përket numrit të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore duke u renditur respektivisht në vendin e 8 dhe të 13.

Një tjeter shtet, shumë i frekuentuar nga turistët në sezonin veror, Greqia, është statistikisht vendi i 6 më i rrezikshëm në Europë me 58 vdekje për çdo 1.000.000 banorë.

Mesatarisht për të gjithë shtetet që iu nënshtruan studimit të mësipërm, 31 shtete gjithsej, arrihet një mesatare prej 45 vdekje për çdo 1.000.000 banorë.

Sipas Komisionit Evropian, gjatë vitit të shkuar, rreth 20,600 njerëz u vranë në aksidente rrugore të ndodhura në BE. Kjo është një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2021, kur nivelet e trafikut ishin më të ulëta për shkak të pandemisë COVID 19, shkruan sigurime.online.

Tabela për 1,000,000 banorë, viti 2022

Shqipëria, edhe pse një vend me numër të lartë aksidentesh rrugore, nuk është përfshirë në studim.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë periudhës janar-maj 2023, në vendin tonë janë regjistruar 427 aksidente rrugore, kanë humbur jetën 72 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur 518 (208 femra dhe 310 meshkuj).

Por mos harroni! Përveç kujdesit qe duhet të tregoni përgjatë sezonit veror gjatë drejtimit të makinës, sigurohuni që të ketë ato siguracione që ju mbrojnë ju, palët e treta dhe automjetin tuaj.

Sigurimi i përgjegjësisë të drejtuesit të mjetit motorrik (sigurimi i detyrueshëm TPL); Sigurimi KASKO, Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” dhe Sigurimi nga Aksidentet Personale janë siguracionet që secili prej nesh duhet ti ketë.

LEXO EDHE: “Aksidentet dhe Shëndeti”/ Cila kompani Sigurimi është më e besuara dhe që paguan më shumë dëme, sipas AMF

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat