9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Aksidentet dhe Shëndeti”/ Cila kompani Sigurimi është më e besuara dhe që...

“Aksidentet dhe Shëndeti”/ Cila kompani Sigurimi është më e besuara dhe që paguan më shumë dëme, sipas AMF

Shëndeti është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Por jeta na përball shpeshherë me ngjarje dhe aksidente të papritura, të cilat na rikujtojnë se sa i rëndësishëm është shëndeti për ne.

Dhe sa herë kemi probleme me të, përveç stresit fizik që kalojmë, duhet të mendojmë edhe për financat pasi kurimi në shumicën e rasteve kushton jo pak.

Për këtë arsye, kompanitë e sigurimeve janë një mbështetje e madhe për qytetarët, të cilët me pagesën e një vlere të caktuar çdo vit mbulojnë financiarisht çdo të papritur shëndetësore që i prek.

Aksidentet dhe Shëndeti” është ai produkt sigurimi që mbron të siguruarit nga ndikimi financiar dhe pasojat e faturave të papritura mjekësore duke ofruar përfitime për të siguruarit për trajtimin e sëmundjes, dëmtimit ose paaftësisë. Policat e sigurimit mund t’u lëshohen punonjësve ose punëdhënësve, individëve ose anëtarëve të një shoqate.

Edhe pse jo ende në nivelin e duhur, një gjë e tillë po kuptohet dhe përqafohet edhe nga shqiptarët, të cilët gjithmonë e më shumë po i besojnë shëndetin e tyre dhe njerëzve më të dashur kompanive të sigurimit.

Këto të fundit, vit pas viti, po sjellin për klientët produktet më të mira të sigurimit shëndetësor, të cilat lejojnë aksesin në klinikat dhe spitalet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Sipas raportit më të fundit të AMF, të ardhurat nga Sigurimet e Aksidentet dhe Shëndeti gjatë periudhës janar-maj 2023 arritën në rreth 554 milionë lekë, ndërsa kompania e sigurimit që vijon të jetë lidere në treg, si për market-share ashtu edhe për dëmet e paguara, është SIGAL UNIQA Group Austria.

Nga 8 kompani që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA në produktin e sigurimit “Aksidentet dhe Shëndeti” ze 43% të tregut.

Në shifra konkretë, nëse i gjithë tregu ka arkëtuar 553 milionë Lekë prime të shkruara, vetëm SIGAL UNIQA ka arkëtuar mbi 236 milionë Lekë. Shifër kjo që tregon besimin e qytetarëve tek kjo kompani.

Tregu – Aksidente dhe Shëndet

Edhe sa i përket dëmeve të paguara tek klientët, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet sërish kompania numër 1 në treg.

Me mbi 44% të totalit të dëmshpërblimeve të paguara, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” mbetet shumë përpara 7 kompanive të tjera që operojnë në treg.

Në shifra konkrete, nga 256 milionë Lekë që kanë paguar së bashku 8 kompani, vetëm SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar gjatë periudhës janar-maj 2023 114 milionë Lekë dëme tek klientët e saj.

Dëmet – Aksidente dhe Shëndet 

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Profesionalizimi dhe përgjegjshmëria, pagesa e dëmeve në kohë dhe ofrimi i produkteve unike në treg, të cilat synojnë lehtësimin e jetës për klientët, kanë bërë që prej vitit 1999 e në vazhdim SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat