19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"LIGA UNIKE, një ëndërr"/ Ponari: Qeveria të mbështesë basketbollin

“LIGA UNIKE, një ëndërr”/ Ponari: Qeveria të mbështesë basketbollin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari e cilëson zhvillimin e Ligës Unike si realizimin e një ëndrre.

Por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, Ponari kërkon mbështetje nga qeveria.“Vlora është qendër e finaleve të Ligës Unike. Një garë shumë e bukur me rreth 200 basketbollistët më të mirë të dy vendeve për të zhvilluar atë aktivitet që shqiptarët prej vitesh e kanë ëndërruar. Liga do t’i japë basketbollit nuanca të reja, por edhe Vlorës bukuri në këto ditë. Vite më parë kishte dhe nga ata që nuk e besonin se kjo gjë do të bëhej. Sot jemi të lumtur që kjo ligë është lëvizje e shkëlqyer bashkëpunimi në Shqipëri dhe Kosovë për të krijuar ëndërr për moshat e reja. Është ligë që do të vazhdojë shumë gjatë dhe të gjithë do kenë ëndërr të bëhet pjesë e saj. Qeveria jonë duhet të japë mbështetje për nivelin ekonomik të basketbollit pasi buxheti ynë është raport 1 me 10. Nëse në Kosovë buxheti i një ekipi është 1 milion euro në Shqipëri është më pak sesa 100 milion në vit”, deklaroi Ponari.

LEXO EDHESponsorizimi në Sport/ Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat