5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLider në të gjitha klasat e sigurimit/ "UNIQA", lidere e sigurimeve në...

Lider në të gjitha klasat e sigurimit/ “UNIQA”, lidere e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut për muajin tetor

Jo vetëm në Shqipëri, ku është lider prej 5 vjetësh tashmë. Por edhe në rajon vijon të mbetet kryefjala e tregut të sigurimeve.

“UNIQA” në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu pjesë e Grupit SIGAL, është kompania më e madhe e sigurimeve edhe në shtetin fqinj.

Sipas asaj që raporton “ASO”, Agjencia e Mbikqyrjes Financiare, “UNIQA” është emri më i besuar në të gjitha klasat e sigurimit duke zenë 14.45% të tregut ku operojnë 11 kompani.

Lider në treg për muajin Tetor. Faleminderit për besimin

“Jemi shumë të lumtur t’ju tregojmë se “UNIQA” rezulton kompania më e besuar e sigurimeve për muajin tetor në Maqedoninë e Veriut.

Sipas shifrave zyrtare të Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare, me 14,45% të totalit të tregut ku operojnë 11 kompani, “UNIQA” qëndron në krye të tij.

Ky besim gjithmonë në rritje nga ana e qytetarëve dhe bizneseve në vend është një shtysë e madhe në punën tonë të përditshme.

Duke ju falenderuar për besimin, “UNIQA” zotohet se do të vazhdojë t’ju shërbejë me profesionalizëm, duke sjellë tek klientët e saj produktet dhe shërbimet më të mira dhe duke qenë pranë tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë!”, shkruan kompania në rrjetet sociale.

Kompania e sigurimeve “UNIQA AD Shkup” është pjesë e grupit më të madh të sigurimeve në rajon “SIGAL”.

Ajo operon në tregun maqedonas të sigurimeve prej 19 vitesh tashmë duke shënuar suksese të jashtëzakonshme.

Shërbimi profesional ndal klientit, produkte më të mira dhe novatore dhe pagimi në kohë i dëmeve e bëjnë atë një emër të besueshëm për qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHEFOTO/ Përgjegjësia sociale, “UNIQA” vlerësohet në Maqedoninë e Veriut

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat