5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në euro/ Në...

Kursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në euro/ Në total, depozitat bankare arritën 1.336 trilionë lekë

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë edhe një herë rritje të kursimeve në bankat e nivelit të dytë.

Konkretisht, në muajin Tetor të këtij viti vlera e tyre arriti në 1.336 trilionë lekë nga 1.333 trilionë lekë që ishin në muajin paraardhës. Shuma e kursimeve totale  të tetorit vlerësohet të jetë më e larta gjatë këtij viti.

“Scan Intel” ka anlizuar shifrat për të kuptuar trendin e kursimeve sipas monedhës. Në muajin e dhjetë të këtij viti janë “hequr mënjanë” nga individët dhe bizneset rreth 604 miliardë lekë. Ndërsa vlera e depozitimeve në euro arriti në 7.5 miliardë.

Por si kanë ndryshuar depozitat në lekë dhe euro brenda një viti?

Krahasuar me të dhënat e tetorit të vitit të kaluar, depozitat në monedhën vendase janë rritur me 10.4% ndërsa kursimet në valutë të huaj kanë pësuar një rritje minimale me 0.9%. Ndërsa në vlerë absolute prirja e kursimeve luhatet në drejtime të kundërta.Konkretisht,  përllogaritet një rënie e kursimeve në euro me 2.7 miliardë, ndërsa ato në lekë u rritën me 56 miliardë lekë.

Statistikat monetare tregojnë se nëse i analizojmë sipas kategorisë, bizneset janë ato që kanë depozituar më shumë para në institucionet financiare, duke kontribuar kështu ndjeshëm në rritjen totale. Vetëm në Tetor këto të fundit kursyen më shumë se 90 miliardë lekë.

Gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti, muajt Shkurt, Mars dhe Prill kanë shënuar nivelin më të ulët të depozitave. Megjithatë, në muajt pasues ka pasur një tendencë rikuperimi, sidomos për kursimet në lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat