20.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKryesojnë evropianët, 29.3% më shumë turistë të huaj në Prill

Kryesojnë evropianët, 29.3% më shumë turistë të huaj në Prill

Vetëm për muajin Prill, në territorin shqiptar kanë hyrë 1.4 milionë vizitorë, me një rritje në masën 20.8% krahasuar me muajin Prill të vitit 2023.

INSTAT raporton se nga ky numër, 794 mijë rezultojnë shtetas të huaj, duke pësuar një rritje me të paktën 29.3%.

Sa i takon gjeografisë apo origjinës së shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të tyre e kryeson Evropa, me 754 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 16 dhe 5 mijë shtetas.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësive në turizëm/ Ponari në “Premium Channel”: Bazë ligjore për ti bërë këto siguracione më të prekshme

Nga ana tjetër edhe numri i qytetarëve shqiptarë e të huaj që kanë zgjedhur të largohen nga vendi regjistron një rritje me 22.2%, teksa INSTAT përllogarit 1.402.260 dalje nga territori i vendit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat