2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKryeqyteti i Austrisë shpallet më i miri për herë të tretë/ Vjena,...

Kryeqyteti i Austrisë shpallet më i miri për herë të tretë/ Vjena, qyteti ku jetohet më mirë

Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në klasifikim.

Kievi për shkak të luftës nuk është bërë pjesë e listës, ndërsa në vend  të parë për herë të tretë është Vjena.

Kryeqyteti austriak i ka marrë rekordin Auckland-it të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin.

 

Europa gjen veten në 10 vendet e para me 6 qytete: Copenhagen dhe Zurich klasifikohen në vend të dytë dhe të tretë pas Vjenës. Genova e gjashta, Frankfurt i shtati dhe Amsterdam në vendin e nëntë.

Në 10 vendet e para renditen dhe qyteti japonez i Osakës dhe ai australian i Melbourn.

Parisi ndodhet në vendin e 19, duke ngjitur 23 shkallë nga një vit më parë ndërsa Brukseli është në vendin e 24.

Pjesë e klasifikimit pavarësisht pjesëmarrjes në luftë dhe sanksioneve që kanë shkatërruar ekonominë, qytete ruse. Moska ka humbur 15 pozicione duke u renditur në vendin e 80 pak më poshtë se Shën Petërburg.

LEXO EDHEShëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS…/ SIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat