17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKriza godet SHBA-të, miliona punëtorë largohen nga vendet e punës

Kriza godet SHBA-të, miliona punëtorë largohen nga vendet e punës

Një numër rekord shtetasish amerikanë kanë lënë punën në muajin gusht, duke arritur në shifrën e frikshme të 4.3 milionë njerëzve.

Sipas autoriteteve rreth 2.9% e fuqisë punëtore kanë braktisur vendin e punës në muajin gusht dhe 2.7% në muajin korrik. Ky moment shënon shkallën më të lartë të braktisjes së punës nga shtetasit amerikanë që prej vitit 2000.

Punëtorët kanë arsyetuar që kontratat e tyre po shkëputen për asye se kërkojnë kushte më të mira pune, punë më fleksibël dhe pagë më të lartë.

Sakaq kompanitë amerikane vazhdojnë të përballen me një mungesë të theksuar të punëtorëve. Hapjet e vendeve të punës mbetën shumë të larta në fund të gushtit në 10.4 milion, tregoi raporti JOLTS. Sidoqoftë, kjo shënon një rënie prej 659,000 nga fundi i korrikut.

Shifrat tregojnë se mungesa e punëtorëve ishte edhe më e keqe nga sa ishte menduar këtë verë. Numri i vendeve të punës në korrik u rishikua më i lartë në 11.1 milion, një rekord i lartë që kur filloi ky raport në 2000.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat