10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza e pensioneve/ Eksperti Hasa: Nevojitet një skemë shoqërore hibride

Kriza e pensioneve/ Eksperti Hasa: Nevojitet një skemë shoqërore hibride

Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas ekspertëve nevojitet një shtyllë e re në sistemin e pensioneve dhe një formë alternative midis sistemit privat dhe shtetëror, i cili do të gjeneronte pensione më të larta dhe më shumë investime publike.

Ekspertët vlerësojnë se duhen masa urgjente për të shmangur thellimin e mëtejshme të deficitit të skemës së pensioneve, përpara se ajo të kthehet në një rrezik serioz për financat publike.

Lexo edhe: Deficiti i pensioneve, tatimet kanë 121 milionë euro kontribute pa mbledhur

Në një intervistë për A2 CNN, Këshilltari i Përgjithshëm pranë Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, Naim Hasa propozon një model që zbatohet edhe në një pjesë të vendeve të rajonit dhe që parashikon bashkëpunimin e sistemit privat me atë shtetëror të sigurimeve sipas një skeme hibride.

Aktualisht, Shqipëria e ka sistemin e pensioneve me dy shtylla: shtetëror dhe privat.

Pavarësisht masave të ndërmarra në vite, skema e pensioneve mbetet deficitare dhe çdo vit përdoren nga buxheti i shtetit 240 milionë euro për mbulimin e saj.

Lexo edhe: Zhvillimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri nuk mund të kuptohet pa krijimin e tregut privat të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat