16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrishtlindje dhe Vit i Ri në Pogradec, ja oazi i duhur për...

Krishtlindje dhe Vit i Ri në Pogradec, ja oazi i duhur për të kaluar festat mes rehatisë, qetësisë dhe buzë liqenit

Dhjetori është muaji që na bashkon të gjithëve për disa ditë duke harruar problemet dhe streset e përditshme!

Juglindja e vendit dhe qytetet si Korça, Pogradeci e Kolonja vijojnë të mbeten në krye të listës së shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit.

Më së shumti Krishtlindja mbetet një nga festat më të mëdha, e cila mbledh me mijëra njerëz.

Sipas menaxherëve të hoteleve në qytetin liqenor të Pogradecit, rezervimet kanë filluar prej kohësh dhe qyteti është pothuajse i rezervuar tashmë.

Por disa prej jush janë ende me fat nëse duan që festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ti kalojnë në qytetin e Lasgush Poradecit, buzë liqenit dhe në një ambjent të ngrohtë, miqësor e mbi të gjitha relaksues.

Po flasim “Vila SIGAL”, një prej godinave më të vjetra dhe të bukura të Pogradecit, e cila prej disa vitesh operon edhe në fushën e turizmit si një prej hoteleve më të dashur të qytetit.

Një godinë karakteristike, e ndërtuar në vitin 1940 dhe rikonstruktuar në 2012-ën, “Vila SIGAL” është oazi i duhur për të kaluar festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mes konformit, rehatisë dhe qetësisë.

Vila ka 4 dhoma dopio, 1 apartament dhe 2 dhoma teke, që të gjitha me pamje nga liqeni.

Stafi miqësor, çmimet konkuruese dhe gatimet tradicionale me prodhime bio të zonës, përfshirë edhe verën vendase, janë ndër arsyet pse klientë të huaj dhe shqiptarë zgjedhin çdo ditë e më shumë të pushojnë tek “Vila SIGAL”.

Pa harruar që Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për vizitorët atraksione të shumta natyrore, kulturore dhe historike, të cilat janë të vizitueshme lehtësisht nga çdokush prej jush.

Dhomat janë të limituara ndaj rezervoni tani qëndrimin tuaj në këtë godinë historike përmes telefonit +355 69 60 30 415 ose përmes rrjeteve sociale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat