11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKredia në Lek më me leverdi se ajo në Euro

Kredia në Lek më me leverdi se ajo në Euro

Kreditë në lekë po bëhen më të leverdishme se ato në euro, për të parën herë në vitet e fundit.

Eugen Musta, pedagog ekonomie, shpjegon për A2 CNN: “Kjo për shkak se të gjitha kreditë që jepen në Shqipëri kanë një komponent variabël, një “benchmark” që për kreditë në lek është bono thesari ndërsa për ato në euro është Euribori”.

Qasja më e butë e Bankës së Shqipërisë po ul normat e interesit të bonove të thesarit 12-mujore duke i çuar ato në 3.44%, niveli më i ulët i këtij viti. Nga ana tjetër, politika monetare më shtrënguese e Bankës Qendrore Europiane ka rritur në 3.98% Euriborin 12-mujor duke regjistruar kështu nivelin më të lartë këtë vit.

“Por, këtu përsëri duhet të kemi një projeksion afatgjatë pasi kreditë që merren janë afatgjatë, 20 apo 25-vjeçare dhe gjërat ndryshojnë me kohën”, shprehet pedagogu.

Ndaj, këshilla është kjo: “Merre kredinë në monedhën që ke të ardhurat, për të shmangur rrezikun e luhatjes së kursit të këmbimit”.

Kredia më e lirë në lek se në euro pritet të jetë e përkohshme. Kjo pasi Banka e Shqipërisë, sipas edhe paralajmërimeve të Guvernatorit Sejko, mund të rrisë normën bazë të interesit në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të presioneve të forta inflacioniste.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat