17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKonflikti Rusi-Ukrainë/ Japonia e gatshme të furnizojë me gaz BE-në

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Japonia e gatshme të furnizojë me gaz BE-në

Ministri japonez i Ekonomisë dhe Tregtisë ka deklaruar se vendi është i gatshëm të ndihmojë me gaz Europën nga frika e një krize energjitike që mund të shkaktojë një përshkallëzim ushtarak në Europë.

Ministri nuk dha informacione të mëtejshme për numrin e anijeve dhe sasitë e LNG që pritet të kalojnë në Kontinentin e Vjetër.

Japonia ka të ngjarë të kërkojë koordinim me vendet e tjera për të mbështetur Europën, e cila mbështetet në furnizimet me gaz natyror nga Rusia përmes tubacioneve.

Pala japoneze tha se ka marrë këtë vendim në mbështetje të tregut europian të energjisë pas kërkesave nga diplomatët europianë dhe amerikanë.

Gjithashtu është bërë e ditur se negociatat ndërkombëtare po zhvillohen prej kohësh me synim gjetjen e burimeve alternative të energjisë për BE-në, nga frika e ndërprerjes apo reduktimit të ndjeshëm të flukseve nga Rusia për shkak të krizës në Ukrainë.

Lexo edhe: Çelet në Tiranë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat