15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompania pionere në Sigurimin Digjital të Shëndetit/ UNIQA sjell “e-Coaching Post-COVID”

Kompania pionere në Sigurimin Digjital të Shëndetit/ UNIQA sjell “e-Coaching Post-COVID”

Siguruesi më i madh i shëndetit privat në Austri, UNIQA Insurance Group, ofron mbështetje gjithëpërfshirëse për ata që janë vuajnë nga efektet post Covid-19.

Si siguruesi më i madh i Shëndetit Privat në Austri, UNIQA Insurance Group po zgjeron mbështetjen e saj lidhur me ankesat e vazhdueshme që vijnë nga qytetarë që e kanë kaluar COVID-19 por vazhdojnë të vuajnë pasojat e virusit.

Që në mars 2021, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri që prezantoi “Post-COVID-Check” dhe “Post-COVID-eCoaching”, ndërsa tani vjen me një tjetër ofertë tjetër inovatore që mbështet klientët që janë prekur nga COVID dhe vijojnë të vuajnë efektet post-virus edhe pse janë shëruar.

Si pjesë e ofertës së kontrollit post-COVID, ne kemi parë se sa e madhe është nevoja për një produkt të përshtatshëm që ofron terapi post-pandemik. Shumë të sëmurë nënvlerësojnë efektet fizike të një infeksioni dhe nënvlerësojnë efektet në trupin e tyre edhe pse nuk kanë simptoma.

e-Coaching post-COVID”, të cilin e ofrojmë së bashku me partnerin tonë Enlivio, është një shoqërues dhe motivues kompetent për trajnime të moderuara në mënyrë që tëvini sërish në formë pas një jeni prekur dhe keni kaluar Covid”, shprehet Peter Eichler, Shefi i Sigurimeve Personale në UNIQA Insurance Group. AG.

Më tej ai shton: “Me shërbimet inovative shëndetësore si Post-COVID eCoaching, ne duam të mbështesim klientët tanë në rrugën e tyre drejt një jete më të mirë”.

Oliver Alf, themelues dhe CEO i Enlivio, shton: “Në të ardhmen, do të jetë e rëndësishme të përdoret gjithnjë e më shumë potenciali i teknologjisë në terapinë e trajnimit të fizioterapisë dhe parandalimin mjekësor. Me Enlivio ne duam të sjellim metodat e trajnimit fizioterapeutik në përputhje me një teknologji sa më miqësore ndaj pacientit.”

Fizioterapia e parë dixhitale për post-COVID: Trajnim individual dhe kujdes 24/7

Pasi të jetë kryer kontrolli post-COVID, klientët e UNIQA mund të marrin fizioterapi dixhitale përmes aplikacionit, sipas kërkesës. “Ecoaching post-COVID” ndihmon në rritjen e aktivitetit fizik dhe rikthimin e mirëqenies shëndetësore pas infeksionit. Ai përfshin një gamë të larmishme ushtrimesh fizioterapie, të përshtatura individualisht.

Pas konsultimit fillestar virtual me fizioterapistin e përzgjedhur direkt në aplikacion, krijohet një plan trajnimi personal. Kjo zgjat mbi tre muaj me një total prej dy orësh telekomunikimi (të ndara në disa njësi) dhe mbështetje dixhitale gjatë gjithë orarit.

“Ecoaching post-COVID” nuk mund të zëvendësojë rehabilitimin ambulator ose spitalor dhe nuk mund të trajtojë simptomat akute të COVID.

Si të përfitosh shërbimet e “e-Coaching post Covid”:

  • Plotësoni Kontrollin Post-COVID (më shumë informacion në www.uniqa.at )
  • Merrni kodin tuaj personal të hyrjes nga UNIQA, përmes e-mailit.
  • Shkarkoni aplikacionin Enlivio në smartphone tuaj (i disponueshëm për telefonat Apple dhe Android)
  • Hyni dhe zgjidhni një fizioterapist dhe organizoni një konsultë fillestare.
  • UNIQA mbulon kostot e “eCoaching Post-COVID” dhe “Post-COVID-Check” për të gjithë klientët që janë mbi 18 vjeç, mbulimin e sigurimit UNIQA për sigurimin e shpenzimeve spitalore (klasa e tarifës së përgjithshme ose klasë speciale) dhe sigurimin post-COVID.
  • Nga oferta mund të përfitojnë edhe punonjësit e UNIQA.
  • Kjo ofertë zgjat deri më 30 qershor 2022.

Mos harroni se, UNIQA është kompania e sigurimeve pioniere në shëndetin dixhital.

UNIQA Insurance Group, Jetojmë më mirë së bashku…

Lexo edhe: Covid-19 po lë pasoja në shëndet te ata që e kanë kaluar, hapet pavioni Post-Covid në Sanatorium

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat