14.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKolapsi i skemës së pensioneve/ Ekspertët: Reformë radikale dhe zgjerim i pensioneve...

Kolapsi i skemës së pensioneve/ Ekspertët: Reformë radikale dhe zgjerim i pensioneve vullnetare

Pagat do të rriten, por për pensionistët do të jepet vetëm një bonus 5 mijë lekë. Me sa të ardhura jeton sot një pensionist?

Kësa pyetje i ka dhënë përgjigje gazetarja e njohur e ekonomisë Aurora Sulçe, e cila ka shpjeguar përmes grafikave kolapsin e skemës së pensioneve në vend.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 18,000 lekë ndërkohë që paga minimale është 40,000 lekë dhe paga mesatare 66,000 lekë. Pra, një pensionist merr gjysmën e të ardhurave të atyre me pagë minimale dhe më pak se një të tretën e një të punësuari me pagë mesatare.

Por nëse 18,000 lekë në muaj ju duken pak, një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq. Një pensionist në fshat merr 10.612 lekë në muaj, ndërsa një pensionist në qytet merr mesatarisht 18.901 lekë në muaj.

Por sa është numri i pensionistëve që sot jetojnë me këto të ardhura?

Sipas të dhënave të institutit të sigurimeve shoqërore, në vitin 2013 merrnin pension 570 mijë persona. Në 2022 numri shkoi në 686 mijë. Pra, plot 116 mijë përfitues më shumë në skemë.

Por sa persona kontribuojnë për të paguar këta pensionistë?

Numri i kontribuesve në skemë në vitin 2013 ka qenë 702 mijë, ndërsa në vitin 2022, 790 mijë. Pra, numri I kontribuesve është rritur me 88 mijë, shumë më pak sesa numri I pensionistëve.

Raporti kontribues /përfitues në vitin 2013 ka qenë 1.23; ndërsa është përkeqësuar në vitin 2022, në 1.15. Paporti sot po shkon thuajse i barabartë mes të punësuarve dhe pensionistëve duke çuar skemën drejt kolapsit.

E ky kolaps po shmanget falë financimet që i bëhen skemës së pensioneve çdo vit nga buxheti I shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013, nga paratë e taksapaguesve jepeshin 40.1 miliardë lekë për skemën e pensioneve, në vitin 2022 janë dhënë 54.5 miliardë lekë. Pra, 14.4 miliardë lekë më shumë. Me këto shifra, skema e pensioneve po shndërrohet në një rrezik real për buxhetin e shtetit. Dhe jo vetëm për të.

Ndërsa pensionistët sot marrin diçka, sado që është shumë pak., të shumtë janë ata që nesër kur të arrijnë moshën, nuk do të marrin asgjë.

Ndërkohë, sipas ekspertes Teuta Nunaj, problemi i skemës së pensioneve do të vijojë edhe për 20-30 vitet e ardhshme në vendin tonë.

Ndërsa për ekspertin Adrian Civici raporti kontribuues-përfitues nuk jep asnjë mundësi që skema e pensioneve të vetëmbahet. Dhe në këto kushte sipas tij kërkohet reformë radikale që për të eliminuar informalitetin, për të zgjeruar pensionet vullnetare dhe të mendohet për pensionet e kapitalizuar.

LEXO EDHE: “Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private”/ Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët

Përveç shkaqeve që lidhen me ndryshimin e sistemit po ndodhin edhe disa ndryshime në raportin mes atyre që kontribuojnë dhe atyre që fitojnë. Një ka të bëjë me kontribuues-përfitues, një kolonë e dytë me pensionet vullnetare dhe një kolonë e tretë që pak përmendet është kapitalizimi i pensioneve që janë disa reforma radikale ka bërë që skema të jetë shumë e varur nga kontributet. Në një vend normal duhet të ishte 3 kontribues me 1 përfitues. Raporti një me një është një raport që nuk premton asnjë mundësi që kjo skemë të vetëmbahet, por do të jetë e varur nga buxheti i shtetit. Reformat e pensioneve janë më të dhimbshmet në çdo vend. Ajo reformë që ne bëmë synonte luftën e informalitetit sesa një reformë që do ndryshonte rrënjësisht skemën e pensioneve. Edhe përpjekjet për të fuqizuar kolonën e dytë janë një ndihmë për të përmirësuar ekuilibrin.

Nëse duam të bëjmë një reformë që është e vështirë dhe e dhimbshme duhet ta mendojmë në disa plane; të përgatitemi për rritje të moshës së pensionit, kërkohet reformë radikale për të eliminuar informalitetin, dhe nga ana tjetër duhet zgjerohet kolona e dytë e pensioneve vullnetare suplementar dhe të mendohet për kolonën e tretë që janë pensionet e kapitalizuar, që kanë efekt të tjera në skemën e pensioneve. Kemi arritur në një pikë që ose duhet të pranojmë që buxheti sa vjen e rëndohet ose të mendojmë një reformë afatgjatë në kushtet e presionit në demokraci”.

LEXO EDHE: “Nevojiten incentiva”, Ponari: Pensionet private kërkojnë nxitje më të forta

Në Kuvend është duke u diskutuar projektligji i ri për Pensionet Private/Vullnetare, i cili sipas hartuesve sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit.

Në fund të vitit 2022, sipas AMF, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve private arriti në rreth 5.7 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, me një rritje prej rreth 1.1 miliardë lekë, krahasuar me fundvitin 2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë.

Këto skema i japin mundësi qytetarit që në moshën e pensionit, të ketë dy pensione (një shtetëror dhe një privat) e për rrjedhojë edhe të ardhura më dinjitoze.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat