8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private”/ Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon...

“Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private”/ Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët

Aktorë të tregut, ekspertë të fushës dhe përfaqësues nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare prezantuan sot para Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat projektligjin “Për fondet e pensionit privat”.

Në fjalën e tij, z. Naim Hasa, eksperti i fushës dhe Këshilltar i Përgjithshëm pranë “SIGAL UNIQA Fond PENSIONI”, u shpreh se projektligji i hartuar jo vetëm përafron kuadrin aktual me legjislacionin dhe direktivat evropiane, por edhe synon t’i japë një ritëm të ri zhvillimi tregut të fondeve të pensioneve private.

Eksperti Hasa shtoi më tej se projektligji, i përafruar me Direktivën IORP II, synon nxitjen e tregut, zgjeron format e pensioneve private si edhe politikat e investimit të shoqërive administruese, duke diversifikuar portofolin e fondeve.

“Unë e vlerësoj shumë këtë projektligj që synon nxitjen e tregut. Ky projektligj është më i pranueshmi për kohën sepse reflekton edhe praktikat që kanë dalë që nga krijimi i tij. Mendoj se është një projektligj që i bënë më të interesuara palët pjesëmarrëse në një fond pensioni privat nëpërmjet një sistemi fiskal të pranueshëm. Është një projektligj më i azhornuar edhe me dispozitat ndërkombëtare, që kanë dalë në këtë fushë.

Nga pikëpamja strukturore është një ligj më i plotë mendoj. Duke funksionuar jo vetëm fondet private të pensioneve me pjesëmarrje të hapur, pra vetëm individuale por edhe me pjesëmarrje të mbyllur. Pra fondet e pensioneve profesionale.

Si ekspert mendoj se, ky projektligj i jep zgjidhje edhe zbatimit të Ligjit 29 të vitit 2019 për “Sigurimet Suplementare dhe Financimit të Pensioneve të Profesionit të vështira”, që kanë dalë në korrik 2019 dhe akoma nuk ka gjetur zbatim. Veçanërisht pjesëmarrësit nga mosha 48 vjeç e poshtë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij z. Hasa.

Z. Hasa kërkoi gjithashtu edhe heqjen e tatimfitimit mbi pensionet private, me argumentin se në të gjithë botën pensionet nuk taksohen. Ai argumentoi se tatimi 15% ka paralizuar këtë treg.

Gjithashtu u kërkua që të ketë kufizime në tërheqjen e parakohshme të kontributeve, duke qenë se skemat private kanë si qëllim të sigurojnë më shumë të ardhura për qytetarët kur arrijnë moshën e tretë.

“Në vitin 2009 u bë një kapërcim ose nuk po dinim ta zbatonim drejt dispozitën që, përfitimet që rrjedhin nga ky ligj tatohen me 15% dhe për rrjedhojë pothuajse u paralizua ky treg, tregu i pensioneve private. Unë mendoj që, ashtu siç ka qenë në ligjin e mëparshëm, edhe këto pensione në frymën e atij ligji të mos tatohen”, u shpreh z. Naim Hasa.

Fjalën në komision e mori edhe CEO i Fondit më të madh të Pensioneve Private Vullnetar në Shqipëri, SIGAL UNIQA Fond Pensioni, z. Elvis Ponari, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve.

“Doja të flisja si kryetar i Shoqatës. Ne jemi 4 fonde pensioni dhe jemi aktiv në treg që prej vitit 2005. Sot flasim për 50 milionë euro asete të grumbulluara dhe viti 2022 ka shtuar vetëm 3,000 anëtarë të rinj.

Në Maqedoninë e Veriut janë 3 fonde pensioni dhe janë 1.7 miliard euro të grumbulluara në administrim.  Ka më shumë qytetarë të interesuar, ka më shumë qytetarë që kontribuojnë për pensionin e tyre dhe biznese që kontribuojnë për punonjësit e tyre.

Ne kemi sisteme digjitale, komunikim me bankat të shkëlqyer për të administruar çdo lloj fond, çdo lloj aseti dhe të jemi aq transparent dhe aq të standartizuar sipas ligjit, për qytetarin dhe shtetin shqiptar.

Duke qenë kompani të mëdha ne mund të përshtasim çdo ndryshim apo kërkesë ligjore në mënyrë që marrja e një pensioni të dytë të bëhet sa më efektive”, u shpreh z. Ponari.

LEXO EDHE: Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Projektligji në fjalë sjell përmirësime lidhur me procedurën e licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit, forcimin e rregullave të qeverisjes së shoqërive administruese, forcimin e funksionit të menaxhimit të rrezikut apo menaxhimit të kontrollit të brendshëm si dhe forcimin e rregullave për transparencën dhe komunikimin me klientin në funksion të mbrojtjes së interesave të tij dhe nxitjes së besimit për pjesëmarrje në fondin privat të pensionit.

Në fund të vitit 2022, sipas AMF, vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve private arriti në rreth 5.7 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, me një rritje prej rreth 1.1 miliardë lekë, krahasuar me fundvitin 2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve deri më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë.

Këto skema i japin mundësi qytetarit që në moshën e pensionit, të ketë dy pensione (një shtetëror dhe një privat) e për rrjedhojë edhe të ardhura më dinjitoze.

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat