19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëshilli i Ministrave miraton vendimin, rritet paga për 22 mijë profesionistë të...

Këshilli i Ministrave miraton vendimin, rritet paga për 22 mijë profesionistë të shëndetësisë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50 mijë lekë të pagës për çdo mjek specialist, që punon në spitale dhe poliklinika në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “do të ketë gjithashtu rritje me 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore në gjithë sistemin e kujdesit parësor e spitalor”.

“Kemi rritur që nga pikënisja 63% mbështetjen për mjekët dhe infermierët. Me vendimin e qeverisë dhe reformës për rritjen e e pagave do të kemi rritjen historike për mjekët specialistë. Do të ketë një rritje për të gjithë punonjësit që punojnë në administratat e strukturave të njësive vendore të kujdesit shëndetësor, të agjencive të ministrisë së shëndetësisë dhe spitaleve tona, një rritje nga 25-50 % duke krijuar një hierarki të pagave, e cila reflekton dhe rritjen historike që po ndodh me pagat për mjekët specialistë”, nënvizoi Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, janë shtylla e sistemit shëndetësor ata që kujdesen çdo ditë për ata pacientë qytetarë, që kanë nevojë për shërbim cilësor shëndetësor”.

Manastirliu bëri të ditur se “do vazhdojmë të rrisim pagat edhe në vitin 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët ku do të ketë një rritje page të targetuar për ta. Nga e gjithë politika jonë e rritjes së pagave përfitojnë rreth 22 mijë profesionistë të shëndetësisë dhe punonjës të administratës në sektorin e shëndetësisë”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat