14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi gjatë periudhës janar-mars, shkak konkurrenca...

Bankat lehtësojnë kushtet e kredive për shtëpi gjatë periudhës janar-mars, shkak konkurrenca e fortë në treg

Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash.

Sondazhi i publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend zbardh se shkak i këtij lehtësimi ka qenë konkurrenca e fortë mes bankave veçanërisht për produktet e huave hiptekore.

Ndërkaq, lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.

Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët, sipas sondazhit, ishin trysnia e shtuar e konkurrencës në sistem bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt rrezikut, si edhe rreziku më i ulët i perceptuar për kolateralin e kërkuar.

Sa për pritjet në të ardhmen, bankat janë përgjigjur në sondazh se presin lehtësim të mëtejshëm të kushteve të kredive hipotekore për individët, ndërkohë që ato priten të mbeten të pandryshuara për huanë konsumatore.

Sondazhi zbardh se kushtet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për individët, pasi e kundërta ka ndodhur për bizneset.

Standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e parë të vitit 2023. Shtrëngimi i standardeve u vërejt si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave.

Më konkretisht, rreziku i perceptuar mbi aftësinë paguese të kredi marrësit, mbi situatën aktuale ekonomike në vend dhe perspektivën për të, si edhe rreziku mbi kolateralin e kërkuar, sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset.

Bankat, po ashtu, treguan një tolerancë më të ulët kundrejt rrezikut.

LEXO EDHE: Mos u mjaftoni me sigurimin e pjesës së kredituar nga banka! Pse duhet siguruar shtëpia në vlerën e saj të plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat