11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në...

Këmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në Tiranë

Një kamion është përplasur me ndarësen e rrugës, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Mjull Bathore.

Si pasojë drejtuesi i mjetit, një 32-vjeçar me inicialet H.D ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00 të së mërkurës.

Shufrat metalike të rrugës kanë përshkuar mjrtin tej për tej teksa raportohet se drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë ishte duke transportuar lopë dhe viça.

LEXO EDHE: Mëngjes viktimash nga aksidentet në vend

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen u shënuan në Tiranë dhe Fier.

Por edhe sa aksidente duhet të ndodhin çdo ditë që çdokush të ndërgjegjësohet dhe të bëjë detyrën që i takon?

SIGURIA RRUGORE

Siguria rrugore është një çështje e cila nuk merr vëmendjen që duhet të ketë dhe për potencialin që paraqet në shpëtimin e jetës së qytetarëve.

Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë edhe e problemeve me sinjalistikën.

Mungesa e sinjalistikës rrugore ose vendosja gabim e saj është shkak për aksidentetet rrugore.

Ka akse rrugore nacionale ku të kërkohet të ecësh me 40 km/orë kur realisht infrastruktura e lejon për 90 km/orë.  Ose në disa rrugë ku është e gabuar edhe të jetë 90 km/orë pasi kanë standarde edhe për 110 km/orë.

Nxitojmë të inagurojmë, të presim shiritat por harrojmë të plotësojmë kriteret që duhet të ketë një aks rrugor.

KUR PYET POLICI NË VENDNGJARJE: KUSH KA ‘KASKO’?

Në procesverbalet e Policisë Rrugore, rrallëherë ose asnjëherë, shënohet si shkak i aksidentit telefoni, shpejtësia, këmbësorët, pija alkoolike apo rripi i sigurimit.

Sajohen arsye të ndryshme por rrallëherë jepet arsyeja e vërtetë e shkakut të aksidentit.

Shpesh, Policia ndryshon dinamikën e aksidentit, ndryshon shkaktarët dhe arrin deri aty sa pyet: “Kush ka ‘Kasko’ apo ‘Minikasko’?” duke bërë që të bjerë serioziteti i Policisë dhe përgjegjësia e shkaktarit, i cili nuk merr përgjegjësinë në aksident.

Përse një përdorues alkooli apo lëndësh narkotike nuk ndëshkohet në aksident, por faji bie mbi një të pambrojtur apo një që ka siguracionin ‘Kasko’ apo ‘Minikasko’?

Gangrena e futjes në mes të “sekserëve”

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në spitale apo morgje ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.

LEXO EDHE: Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

Përllogaritësi i Dëmit nga AMF

I siguruari duhet të paraqitet fillimisht në kompaninë e sigurimit. Të shohë edhe si llogaritet dëmi nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare duke klikuar në “Përllogaritësi i Dëmit” në faqen zyrtare të AMF në internet https://crm.amf.gov.al/deme dhe nëse është sërish i pakënaqur atëherë le ti drejtohet gjykatës.

Dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, gjatë periudhës janar-qershor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,192 milionë lekë, ose 14.71% më pak se në periudhën janar-qershor 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-qershor 2022 kapën vlerën 2,156 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 3.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet më të mëdha për të gjitha linjat e biznesit të kompanive të sigurimit e zë pesha e madhe e kombinuar nga dëmet materiale me ato shëndetësore si pasojë e aksidenteve rrugore.

Siç shihet edhe në grafikun e publikuar nga AMF, kompania që paguan më shumë dëme në sigurimin “Shëndet dhe Aksidente” është SIGAL UNIQA.

SIGAL është e para mes 8 kompanive të sigurimit me 51.23% ndërsa ka një rritje krahasuar me janar-korrik 2021 ku numëronte mbi 47% të dëmeve të paguara.

Nuk duhet harruar fakti që, SIGAL UNIQA paguan shumë më shumë dëme krahasuar me primet që disponon kundrejt tregut. Dhe kjo është një ndër arsyet pse klientët besojnë te bashkëpunimi me SIGAL.

Përse duhet të sigurohemi?

Aksidentet ndodhin, ne jemi thjesht njerëzorë dhe pavarësisht nëse i ndërmarrim të gjitha hapat e domosdoshëm për parandalimin e tyre shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke rezultuar në pasoja financiare seioze.

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, përfundon edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e përkeqëson akoma më shumë situatën.

Ndaj, përballë këtij fenomeni, qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm duke patur gjithmonë siguracionet e nevojshme.

PSE SIGAL UNIQA

Korrektësia dhe serioziteti në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve, bëjnë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në tregun shqiptar të sigurimeve prej më shumë se 23 vjetësh tashmë.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie shëndetin e tyre, të familjarëve dhe më të dashurve të tyre, ndërsa bizneset të punonjësve të tyre.

SIGAL UNIQA ndjehet krenare për shërbimin që u ofron klientëve, ndërsa premton vazhdimin e rrugës së ndjekur edhe në të ardhmen.

LEXO EDHE: Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

MOS PRISNI AKSIDENTIN E RRADHËS, SIGUROHUNI TANI

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat