15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNën efektin e drogës përplasi për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë,...

Nën efektin e drogës përplasi për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë, arrestohet shoferi

Një 25-vjeçare ka humbur jetën papritur këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në   rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.

Por sipas Policisë, Sajmir Thaçi, 40-vjeçari që shkaktoi aksidentin, dyshohet se ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Pasi humbi kontrollin e mjetit, 40-vjeçari është përplasur me portën e një banese dhe pasi ka hyrë në oborr duke goditur Marjana Sahitajn.

25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Disa orë më vonë Policia vuri në pranga shoferi që u kap nën efektin e narkotikëve.

LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore/ Kamionçina përplaset me trafikndarësen, 1 viktimë tjetër në Tiranë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat