13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKa gjithmonë shpresë, edhe kur bëhet fjalë për kancerin... Por nevojiten paratë

Ka gjithmonë shpresë, edhe kur bëhet fjalë për kancerin… Por nevojiten paratë

6 llojet e kancereve me shanset më të larta për kurim

Ka gjithmonë shpresë. Edhe kur bëhet fjalë për shërimin e kancerit.

Falë zhvillimit të shkencës, kryesisht në fushën e mjekësisë, suksesi në kapjen në një fazë të hershme dhe gjetja e trajtimit të duhur për disa sëmundje kancerogjene sot është më i mundur se kurrë.

Për këtë nevojitet vetëm një spital i mirë, një mjek i suksesshëm dhe sigurisht para.

Por pjesa dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri dhe jo vetëm janë rrogëtare dhe për rrjedhojë mundësitë e tyre financiare për kurimin e këtyre sëmundjeve, kaq të vështira, janë shumë të vogla.

Pikërisht për këtë arsye dhe jo vetëm, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, solli për herë të parë “Sigurimin Anti-Tumor”.

Nën moton “Merr paratë dhe kujdesu për veten”, SIGAL UNIQA ofron këtë siguracion si një mundësi shumë e mirë për lehtësimin e barrës financiare duke i dhënë kështu mundësinë pacientit të mos mendojë për paratë e kurimit por të përqëndrohet në luftimin e sëmundjes.

Benefitet e “Sigurimit anti-Tumor” nga SIGAL UNIQA:

–   Nuk plotëson pyetësor shëndetësor

–   Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht

–   Zona e mbulimt është e pa limituar (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut…)

–   Nuk ka limit moshe

–   Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.

–   Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

–   Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Por cilat janë llojet e tumoreve më të shërueshme?

  1. Kanceri i prostatës

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: Rreth 99%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Shumë tumore të prostatës rriten ngadalë ose aspak. Kur kjo ndodh, ato nuk janë aq të dëmshme sa të kenë nevojë për trajtim. Shumë meshkuj me këtë lloj tumori mund të jetojnë për vite pa probleme.

Ata shpesh vdesin nga diçka tjetër përveç kancerit të prostatës.

Kur është më pak e mundshme një kurë? Kur kanceri përhapet (i quajtur kancer metastatik), është shumë më i vështirë për t’u trajtuar. Një përqindje e vogël e kancereve të prostatës mund të lëvizin shpejt në pjesë të largëta të trupit. Kur kjo ndodh, vetëm rreth 34% e meshkujve jetojnë 5 vjet pasi janë diagnostikuar.

Lajmi i mirë është se mjekët zakonisht kapin shumicën e kancerit të prostatës herët përpara se ai të përhapet.

  1. Kancer i tiroideve

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: rreth 98%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në qafën tuaj që prodhon hormonet me anë të të cilave trupi djeg kalori, kontrollon rrahjet e zemrës shumë funksione të tjera.

Lloji më i zakonshëm i kancerit të tiroides, “Papilari”, rritet ngadalë.

Edhe kur tumoret janë të mëdha ose fillojnë të rriten në inde të tjera afër, mjekët shpesh mund ta trajtojnë dhe madje ta kurojnë këtë sëmundje me operacion që heq gjëndrën.

Pas operacionit, njerëzit marrin ilaçe për të zëvendësuar hormonet që prodhon tiroidja.

Mjekët gjithashtu po zbulojnë kancerin e tiroides më herët se kurrë më parë, gjë që e bën më të lehtë heqjen e tyre.

Kur është më pak e mundshme një kurë? Një lloj i sëmundjes i quajtur kanceri anaplastik i tiroides ka një normë mbijetese 5-vjeçare prej vetëm 8%, por është shumë e rrallë.

  1. Kanceri i testikujve

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: 95.1%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Në fazat e hershme të tij (kur tumori nuk është përhapur në pjesë të tjera të trupit), mjekët mund ta kurojnë këtë kancer me operacion.

Nëse meshkujve u hiqet vetëm një testikul (që është normë), tjetri zakonisht do të prodhojë mjaftueshëm hormone që ata të vazhdojnë jetën e tyre seksuale, madje të kenë edhe fëmijë.

Për kancerin e fazës së mëvonshme, operacioni, rrezatimi ose kimioterapia shpesh funksionojnë mirë.

Mjekët vlerësojnë kimioterapinë cisplatin, të prezantuar në vitet 1970, me rritje të mëdha në normat e mbijetesës për kancerin e avancuar të testisit.

Kur është më pak e mundshme një kurë? Ka trajtime që funksionojnë mirë edhe për kancerin e avancuar të testisit. Shkalla e mbijetesës 5-vjeçare për këtë lloj tumori është 73%, ende mjaft e lartë për një kancer në fazat e vona.

  1. Melanoma (Kanceri i Lëkurës)

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: 94%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Zakonisht, ky kancer mund të dalloht edhe me sy të lirë, ndërsa është ende në fazat e hershme.

Nëse nuk është përhapur përtej sipërfaqes së lëkurës, mjekët mund ta heqin dhe kurojnë me operacion.

Kur është më pak e mundshme një kurë? Nëse nuk e kapni herët, melanoma ka shumë më shumë gjasa se kanceret e tjera të lëkurës të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Sapo shkon përtej sipërfaqes së lëkurës, është e vështirë të trajtohet. Vetëm 35% e njerëzve që gjejnë melanoma pasi ato janë përhapur në pjesë të tjera të trupit do të jenë ende gjallë 5 vjet pas diagnozës së tyre.

  1. Kanceri i gjirit – Faza e hershme

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: fazat e hershme 0 dhe 1 – 99% deri në 100%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Mjekësia moderne ka bërë përparime të mëdha sa i përket kancerit të gjirit.

Mjekët sot dinë më shumë edhe se si t trajtojnë atë.

Kur ka më pak të ngjarë një kurë? Kanceri i gjirit i kapur herët është më i lehtë për t’u trajtuar dhe kuruar.

Disa lloje të sëmundjes janë gjithashtu më të trajtueshme se të tjerët. Për shembull, një tumor i gjirit që është “pozitiv i receptorit të estrogjenit” do të përfitojë nga ilaçet që ulin nivelet e estrogjenit..

  1. Kanceri i Mitrës

Njerëzit që jetojnë 5 vjet pas diagnostikimit: Më shumë se 90%

Çfarë i bën të mira shanset për shërim? Më shumë se 90 në çdo 100 gra i mbijetojnë kancerit të tyre për 5 vjet ose më shumë pas diagnozës.

Madje, rreth 75 në çdo 100 gra (rreth 75%) i mbijetojnë kancerit të tyre edhe më shumë se 5 vjet pasi ato janë diagnostikuar.

LEXO EDHENjë analizë e thjeshtë gjaku mund të revolucionarizojë kurimin e kancerit

Këto studime na tregojnë se, çdo sëmundje, sado e vështirë të jetë, është e kurueshme nëse je në vendin e duhur dhe në kohën e duhur ndaj, shiheni “Sigurimin Anti-Tumor” si një mundësi e mirë për ti paraprirë çdo të papriture shëndetësore.

Dhe kur jemi në vigjilje të 7-8 Marsit, duke ditur që gratë janë më të rrezikuarat nga disa lloje kanceresh, “Sigurimi Anti-Tumor” mund të jetë edhe dhurata më e mirë për nënën, bashkëshorten, vajzën apo mësuesen tuaj.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Për të marrë një ofertë ose për të mësuar më shumë, shkruani tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat