26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJo më policë në rrugë, 200 kilometra me radar dhe matës kohe/...

Jo më policë në rrugë, 200 kilometra me radar dhe matës kohe/ Ja akset dhe mënyra e funksionimit

Duke nisur nga viti i ardhshëm, më përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Drejtori i ARRSH, Evis Berberi, deklaroi për televizionin SCAN, se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.

Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”.

Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?

Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, tha Berberi për SCAN.

Kjo nënkupton, se si në Itali, çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë.

Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat