23.5 C
Tirana
Tuesday, May 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi"Jam mbi 60 vjeç dhe nuk merrem në sigurim", e vërteta është...

“Jam mbi 60 vjeç dhe nuk merrem në sigurim”, e vërteta është ndryshe: Sigurime.Online sqaron komentuesin

Sigurime.Online shpesh e merr shtysën nga komentet negative në rrethet e rrjeteve sociale të ekspertëve dhe CEO-ve të sektorit të sigurimeve në Shqipëri.

Kështu kemi vepruar edhe këtë herë.

“Jam mbi 60 vjeç dhe nuk më marrin në sigurim”, shkroi një komentues në njerin nga komentet që përzgjodhëm për trajtim.

Sigurime.Online kërkoi të dinte më tëpër se cilat rreziqe, apo sëmundje, i interesonin për mbulim komentuesit.

“Sigurisht që sëmundja e shekullit, kanceri”, ishte përgjigjja e tij.

“Ky lloj rreziku merret në sigurim deri në moshën 80-vjeçare”, iu përgjigjëm komentuesi.

Në sigal.al, një sigurim 1-vjeçar jetë plus cash, për një person 65 vjeç sipas llogarive tona në sistem, kushton 250 euro për një shumë mbulimi 10 mijë euro, 400 euro për një shumë mbulimi 20 mijë euro dhe 1 mijë euro për një shumë mbulimi 50 mijë euro.

Çfarë është Jetë Plus Cash?

I siguruari sapo diagnostifikon sëmundjen tumorale, e paraqet rastin te kompania e sigurimeve dhe përfiton shumën cash, sipas policës, për t’i shpenzuar si të jetë më e mira e betejës së tij me sëmundjen.

Kështu që jo vetëm merret në sigurim, por sipas verifikimeve të Sigurime.Online, paketa anti-tumorale Jetë Plus Cash në sigal.al blihet edhe online.

Kompania ofron dëmshpërblim në formë monetare të menjëhershme, vetëm në rast të diagonsitikimit me një nga diagnozat e mbuluara.

Kjo policë garanton dëmshpërblimit në para deri në maksimumin e shumës së siguruar sipas përqindjeve të përcaktuara për diagnozat e mbuluara:

1. Tumor Malinj Invaziv, 100% e shumës së siguruar.

2. Tumor beninj në kokë,100% e shumës së siguruar

Polica e sigurimit Jetë Plus Cash i fillon efektet e saj dy javë pas datës së blerjes.

Ndërsa, po në SIGAL, dy produkte të tjera që marrin në mbulim emergjencat mjekësore për moshën mbi 60-vjeçare, janë “Jeto dhe Udhëto” në Shqipëri dhe “Shëndet në Udhëtim” për jashtë Shqipërisë.

Mëtimi i komentuesit se mosha mbi 60-vjeçare nuk mbulohet nga sigurimet, siç pamë më sipër, qëndron ndryshe në raport me të vërtetën. Sëmundjet tumorale dhe emergjencat mjekësore, përmes tre produkteve të ndryshme gjejnë mbulim edhe për atë grupmoshë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat