16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInxhinierja tregon arsyet e rritjes së çmimit të apartamenteve në Tiranë

Inxhinierja tregon arsyet e rritjes së çmimit të apartamenteve në Tiranë

Rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë ishte tema e diskutimit në studion e emisionit “7pa5”, në Vizion Plus.

E ftuar përballë dy moderatorëve ishte inxhinierja e ndërtimit Izabel Senkaj, e cila tha ndër të tjera se, sot në kryeqytet kemi një rritje të madhe të çmimit të apartamenteve, qoftë kjo me qera apo për të blerë.

Faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim, sipas saj, janë pandemia por edhe tërmeti i viti 2019.

 

Përqëndrimi i popullsisë është në Tiranë, sepse mundësitë në infrastrukturë dhe arsimim janë më të zhvilluara. Punësimi është edhe më i madh jo vetëm në një sektor, por edhe në sektor të ndryshëm. Pas pandemisë, ndikoi shumë rritja e ccmimeve. Por edhe periudha e tërmetit u vu në pah cilësia e ndërtimeve dhe u ndikua në rritjen e çmimit dhe në rritjen e faktorit teknik të ndërtimit. Për studentët, qerat kanë një rritje dhe është e papërballueshme dhe më mirë të gjenin hapësira në konvikte. Jetesa në konvikt ka ndryshuar dhe ka pasur një standard të ri të ndërtimeve me kodina të reja dhe rikonstruksion me standardet europiane. Edhe unë nëse do isha studente sot, do jetoja në konvikte.

Rritja e çmimeve nuk po sjell kërkesë masive të klientëve. Ka banorë që duan të blejnë shtëpi, por jo në masë. Ndërtimet janë masive dhe kërkesa e blerësve është më e ulët. Blerësit janë vendas, por ka edhe një pjesë të huaj. Investitorët e huaj janë përqëndruar në pjesën bregdetare të jugut”, tha inxhinierja e ndërtimit.

 

Senkaj shtoi më tej se do të ketë një “shfryrje” të çmimeve pas një 10-vjeçari, por sipas saj jo në mënyrë drastike.

 

“Me ndërtimet e kullave, ka një standart më të lartë. Edhe arkitektura është rregulluar dhe kjo do futet në çmim. Duke qenë se jemi në raport të zhdrejt, do vijë një moment që do ulen edhe çmimet, por jo në mënyrë drastike Një 10 vjeçar mund të ketë këtë trend, e më pas do ulen çmimet, por jo në mënyrë drastike. Në Tiranë kemi shumë pak hapësirë të lirë, por edhe njerëzit nuk është se po e kërkojnë. Sasia e zhvillimit masiv nuk është mirëmenduar. Shpërndarja nuk është menduar nga një urbanist dhe kjo është një pengesë.

Një identitet në Tiranë nuk kemi, sepse secili ka arkitekturë të ndryshme. Arkitekti nuk ruan një stil që i përshtatet historisë, por ku të gjejë hapësira të ngrejë një kullë e të ngjaj me Dubain. Një rezidencë që është ndërtuar me cilësi nisen nga elementët parësorë që e bëjnë më të qëndrueshme”.

 

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë, mbrojtje për të ardhmen

 

Rritet sipërfaqja e lejeve të ndërtimit

 

Ndërtimet do të rriten edhe më tej, sidomos në Tiranë, nisur kjo nga lejet e ndërtimit të lëshuara në tremujorin e dytë të vitit.

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6-mujorin e parë 2024, lejet e reja të ndërtimit në Tiranë, sipas sipërfaqes, arritën në 898,640 metër katrorë, nga 660,452 metër katrorë në 6-mujorin e parë 2023.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se lejet në Tiranë shënuan rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit 2022, ku sipërfaqja e re nëpërmjet lejeve u trefishua në krahasim me tremujorin e parë duke arritur në 666,672 metër nga 231 mijë në të parin.

Të dhënat tregojnë se 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim në të gjithë vendin në 6-mujorin e parë u takojnë lejeve të dhëna në kryeqytet.

 

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat