15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestimet botërore në energji të pastër – IEA: Duhet të trefishohen për...

Investimet botërore në energji të pastër – IEA: Duhet të trefishohen për të frenuar ndryshimin klimatik dhe luhatjet

Investimet në energji të rinovueshme duhet të trefishohen deri në fund të dekadës, nëse bota synon të luftojë në mënyrë efektive ndryshimin klimatik dhe të mbajë tregjet e luhatura të energjisë nën kontroll, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. “Bota nuk po investon mjaftueshëm për të arritur nevojat për energji në të ardhmen. Shpenzimet në tranzicion po rriten gradualisht, por nuk janë të mjaftueshme për të arritur rritjen e kërkesës për energji të qëndrueshme”- deklaroi Organizata me seli në Paris.

Organizata e publikoi raportin vjetor “Perspektiva Energjetike Botërore” më herët këtë vit, për të udhëzuar konferencën e Kombeve të Bashkuara COP26 mbi ndryshimin klimatik.

Raporti bën thirrje që mbledhja në Skoci të rrisë gatishmërinë e vendeve që të premtojnë angazhime më ambicioze nën marrëveshjen e parisit 2015. Në javët e fundit, çmimet e energjisë janë rritur në nivele rekord, ndërkohë që nafta dhe gazi natyrtor shënuan nivelet më të larta në shumë vite, dhe mungesa të energjisë kanë pllakosur Azinë, Europën dhe SHBA.

Kërkesa për lëndë djegëse fosile po rimëkëmbjet gjithashtu pasi qeveritë po zbusin masat e lidhura me pandeminë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi se energjitë e rinovueshme si e erës, diellit dhe energjia hidrike, duhet të formojnë një pjesë më të madhe në rimëkëmbjen e investimeve në energji pas pandemisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat