15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudentët në rrethe bojkotojnë vaksinimin, më pak se 30 të vaksinuar në...

Studentët në rrethe bojkotojnë vaksinimin, më pak se 30 të vaksinuar në 2 ditë

Studentët në pothuajse të gjithë universitetet e vendit duket se kanë bojkotuar javën e hapur të vaksinimit masiv kundër Covid-19.

Nga një vëzhgim që Syri Televizion bëri në disa universitete të vendit, rezultoi se gjatë gjithë ditës shkojnë për t`u vaksinuar një numër i papërfillshëm studentësh.

Në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, në dy ditë janë vaksinuar vetëm 18 studentë, numër i papërfillshëm në krahasim me numrin total të studentëve që ka ky universitet. Studentët shprehen kundër vaksinës me detyrim, ndonëse thonë se do ta bëjnë pasi s`mund të rrezikojnë studimet.

Ndërkohë, ka dhe student, të cilët thonë se e kanë kaluar Covid-in dhe mjekët u kanë rekomanduar të mos e bëjnë vaksinën për shkak të imunitetit natyror. Megjithatë, këta student shprehen se janë konfuz për vendimin që do të merret ndaj tyre.

Studentët e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’, në Durrës tregojnë gjithashtu për syri Televizion, se nuk do ta bëjnë vaksinën me detyrim, pavarësisht kushteve të vendosura. Madje, studentët jashtë kamerave, thonë se mund t`u rikthehen protestave nëse do të penalizohen për mësimin.

Në universitetin ‘Fan Noli’ të Korçës, në dy ditët e fundit janë vaksinuar vetëm 10 studentë, ndërkohë që ky universitet numëron mbi 3500 studentë në total. E njëjta situatë është dhe në universitetet e Shkodrës dhe Gjirokastrës, ku duket se studentët nuk e kanë mirëpritur detyrimin për të bërë vaksinën, si kusht për t`u future në auditor.

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat