13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInstituti i Gjeoshkencave: Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

Instituti i Gjeoshkencave: Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet

Ditën e nesërme (e diel, dt.05) do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.04) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet. Nesër (e diel, dt.05) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.04) dhe nesër (e diel, dt.05), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEXO EDHE: Po nga përmbytjet kush na siguron?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat