15.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiInflacioni më i lartë i 40 viteve të fundit, ekonomia amerikane "nuk...

Inflacioni më i lartë i 40 viteve të fundit, ekonomia amerikane “nuk ka ndërmend” të dorëzohet

Ekonomia amerikane ka dëshmuar se është mjaft elastike gjatë gjithë periudhës së pandemisë, duke u rikuperuar nga tkurrja më e madhe në histori.

Por gjithsesi, dy lëvizjet ekonomike të produkteve të brendshme bruto në gjysmën e parë të vitit, bënë që shumë vëzhgues me përvojë të deklarojnë se recesioni tashmë ka filluar.

Qeveria amerikane pritet të raportojë zgjerimin ekonomik në tremujorin e tretë deri në 3%. Kjo performancë do të konsiderohej e mirë në çdo mjedis ekonomik. Një model i ndjekur gjerësisht nga prodhimi ekonomik i Bankës Federale të Atlantës, e njohur ndryshe si GDP Tash, raporton rritjen ekonomike në 2.9% nga 2.4% që ishte vetëm një muaj më parë.

Në publikimin e javës së kaluar të procesverbaleve të takimit në shtator të Komitetit të Politikës Monetare, kryetari i Rezervave Federale, Jerome Powell e përshkroi performancën ekonomike në përmirësim përshkak të turizmit, së bashku me rritjet e prodhimeve. Por gjithashtu u vu në dukje dobësimi i shitjeve me pakicë dhe shitjeve të makinave.

Pavarësisht të gjithave, barometrat e shpenzimeve konsumatore tregojnë se qytetarët amerikanë vijojnë të shpenzojnë, edhe pse inflacioni arrin në 8% në vit. Konsumi është i përqendruar te shërbimet dhe jo më te mallrat.

Tregu i aksioneve, shpesh një parashikues i shëndetit të ardhshëm ekonomik, shënoi javën e tij më të mirë që nga qershori duke përfunduar të premten me një fitim prej 700 pikësh në Dow Jones Industrial Average.

Leximet e psikikës së konsumatorit kanë treguar një perspektivë të zymtë, por amerikanët kanë vazhduar të shpenzojnë, të mbështetur nga bilancet e familjeve që janë ende në gjendje të mirë pavarësisht inflacionit më të lartë në 40 vjet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat