24.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIndia lehtëson procedurat për Shqipërinë/ Shqiptarët mund të marrin 3 lloj vizash...

India lehtëson procedurat për Shqipërinë/ Shqiptarët mund të marrin 3 lloj vizash online

India ka lehtësuar procesin e pajisjes me vizë për qytetarët shqiptarë.

Ka qenë qeveria indiane ajo që ka marrë këtë vendim, duke bërë që qytetarëve shqiptarë të mos u nevojitet më sorrollatja nëpër ambasada, por tashmë viza të mund të lëshohet online, vetëm pas dorëzimit të dokumenteve të duhura.

Qytetarët e Shqipërisë mund të aplikojnë për tre lloje të ndryshme të vizave elektronike të Indisë: Viza turistike elektronike, vizë e-biznesi ose vizë elektronike mjekësore.

Vizat turistike janë të tilla që nuk lejohet qëndrimi për më shumë se 30 ditë, me të drejtë për të hyrë 2 herë në vend. Për të qëndruar më shumë në Indi, duhet aplikuar për vizë turistike 1 ose 5-vjeçare.

Ndërkohë po ashtu online mund të aplikohet për vizë biznesi dhe vizë mjekësore.

Për të aplikuar për vizë, India ka treguar edhe dokumentet e nevojshme, si: Passaportë e vlefshme për 6 muaj, fotografi e bërë rishtas, adresë e-mail që shërben për marrjen e vizës dhe pagesa për aplikim me Paypal, ose kartë krediti apo debiti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat