20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHumbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Agim Rada

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Agim Rada

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur Agim Rada. Ai ishte shtruar në spital prej dy ditësh pasi prej kohësh vuante dhe mjekohej për një problem me mushkëritë, por nuk mundi të fitonte betejën për jetën.

Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko.

“Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund. Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave”, do të shprehej Rada.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat