20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAnticikloni afrikan mbërrin në Shqipëri, priten temperatura rekord në gjithë vendin

Anticikloni afrikan mbërrin në Shqipëri, priten temperatura rekord në gjithë vendin

Korriku do të shënojë temperatura ekstreme të motit. Tashmë Anticikloni afrikan është në fuqinë e tij maksimale, ndërsa fluksi më intensiv i ajrit të nxehtë drejtohet drejt Sardenjës dhe Mesdheut Perëndimor, por do të shtrihet drejt lindjes duke prekur më drejtpërdrejt Italinë Jugore por edhe Shqipërinë e Ballkanin.

Pikërisht në rajonet jugore, vapa do të rritet ndjeshëm me temperatura maksimale të cilat nga e enjtja e në vazhdim do të kapin vlerën 40°C, ndërsa disa zona veriore dhe një pjesë e zonës qendrore të Italisë, do të lehtësohen nga vapa ekstreme.

Tashmë sinoptikanët kanë paraqitur dhe zonat ku do të lëvizë masa e nxehtë ajrori duke renditur zonat me të kuqe dhe ku do të jetë me temperature disi më të ulëta në portokalli dhe më tej në rozë

Sa i përket Italisë, temperaturat më të larta do të prekin Sardenjan, Puglian dhe rajonet e tjera jugore.

Nga ana tjetër mjekët këshillojnë që në këto ditë të të nxehtit ekstrem të shmanget dalja në orët e mesditës dhe të përdoren sa më shumë lëngje.

Madje për fëmijët e të moshuarit nga ora 10 e paradites e deri në 18 të mbrëmjes të qëndrojnë në ambiente të freskëta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat