5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHumb jetën minatori në Bulqizë, Siguracioni nga aksidentet për punonjësit më jetik...

Humb jetën minatori në Bulqizë, Siguracioni nga aksidentet për punonjësit më jetik se kurrë

Humb jetën gjatë një aksidenti në punë minatori 52-vjeçar në Bulqizë.

Sipas policisë, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Minierat janë një ndër sektorët më problematikë, teksa janë regjistruar jo pak ngjarje fatale ku kanë humbur jetën në vendin e punës.

Gjatë vitit 2021 si pasojë e aksidenteve në punë kanë humbur jetën 32 persona, pjesa më e madhe e fataliteteve janë në disa sektorë që nivelin e riskut e kanë më të lartë, mes tyre edhe sektori minerar.

Në gjashtë vitet e fundit, nga 163 punonjës të aksidentuar me vdekje në total, gjysma rezultojnë nga sektori i ndërtimit dhe minierave.

Një nga asetet kryesore të një kompanie minerare janë punonjësit e saj.

Humbja e një punonjësi si pasojë e aksidentit mund të ketë pasoja të mëdha si për kompaninë, ashtu edhe për punonjësin.

Kur një minator pëson dëmtim ose sëmuret në vendin e punës, një ndër shqetësimet më urgjente do të ishte si t’i mbijetonte pasojave financiare.

Dëmtimi shpesh kërkon një periudhë kohe larg punës, humbjen e plotë të aftësisë për punë, ose dhe humbjen e jetës.

Në rast aksidentesh të tilla, duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun me të cilin përballeni në mënyrë që të keni mbulim të mjaftueshëm sigurimi.

Për këtë arsye të pasurit e Siguracionit nga Aksidentet për Punonjësit është një domosdoshmëri për çdo kompani dhe për familjarët e punonjësit që dëmtohet.

Sigurimi nga Aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

– Humbje jete në rast aksidenti
– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti
– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)
– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

– Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Miniera Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

– Të gjithë individëve (Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

– Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

– Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

– Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al
E-mail[email protected]
WhatsApp: 068 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat