13.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHelmimi i dhjetëra qytetarëve në Malishevë, mbyllet lokali/ Pse bizneset kanë nevojë...

Helmimi i dhjetëra qytetarëve në Malishevë, mbyllet lokali/ Pse bizneset kanë nevojë për Sigurimin e Përgjegjësive

Mbi 200 persona në komunën e Malishevës në Kosovë janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në një prej bizneseve në zonë.

Disa prej tyre janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të gjendjes së tyre më të rënduar.

Në Klinikën Infektive është e shtruar edhe një vajzë 20 vjeçare, nëna e së cilës thotë se ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Po merr infuzion për të shpërlarë organet e infektuara, e ka edhe temperaturë”, thotë nëna e pacientes.

Sipas saj, e bija ka shfaqur simptoma që nga dita e mërkurë.

“Prej të mërkurës kemi tentuar ta trajtojmë në Malishevë, por s’kanë mund të bëjnë asgjë dhe e kemi sjellë në Prishtinë”.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se pacientët janë të moshave tetë deri në 48 vjeç dhe janë të infektuar me salmonelë.

“Në bazë të të dhënave klinike sugjerohet se kemi të bëjmë me një salmonerozë, por duhet të presim testet”.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se lokali ku dyshohet se u helmuan qytetarët e Malishevës është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër për shkak të kushteve të rënda sanitare.

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e lokalit ndërsa po vijon me hetimet.

Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet

Një nga siguracionet më të rëndësishme në botën e biznesit janë edhe ato të përgjegjësive. Ato krijojnë një hapësirë shumë të veçantë e cila krijon një mbrojtje të interesave të qytetarëve, të palëve të treta, në të gjithë sektorët e vendit.

Ky është një siguracion njësoj si Sigurimi i Automjetit, pra sigurim mbi përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Dhe Sigurimi i Përgjegjësisë ka të njëjtin kuptim por bën sigurimin e gjithçkaje që ekziston. Duke filluar nga Përgjegjësia e Produktit, Përgjegjësia e shërbimeve hoteliere, Përgjegjësitë Profesionale, të pijeve dhe çdo produkti që shitet në treg.

Kjo policë sigurimi është hartuar posaçërisht për pronarët, administratorët e bareve dhe restoranteve dhe siguron të gjithë përgjegjësive që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.

Ky sigurim mbulon dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës dhe përgjegjësinë publike që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë së biznesit, qoftë ai bar, restorant apo hotel.

Paraprijini ngjarjeve të padëshiruara! Mbroni biznesin, veten dhe klientët tuaj nga ngjarjet e paparashikuara, të cilat mund të shkaktojnë humbje të mëdha financiare.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat