9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHapja e kufijve rrit sigurimin kufitar, AMF: 94% më shumë prime se...

Hapja e kufijve rrit sigurimin kufitar, AMF: 94% më shumë prime se viti i kaluar

Hapja e kufijve, si pasojë e lehtësimit të masave anticovid thuajse ka 2-fishuar sigurimin kufitar në 7 muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ky sigurim që është i detyrueshëm për të udhëtuar jashtë vendit, në periudhën janar-korrik, pati një rritje me 94.03% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2020. Ndërkohë që, edhe numri i kontratave u rrit me 108.28%.

Kjo është edhe rritja më e madhe në grupin e sigurimit të detyrueshëm motorik, teksa në total primet gjatë periudhës janar-korrik 2021 arritën rreth 6,344 milionë lekë, ose 12.76% më shumë se në periudhën janar-korrik 2020. Edhe 2 produktet e tjerë të këtij grupi, që është sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta dhe kartoni jeshil  për periudhën janar korrik të këtij viti pësuan rritje. Sipas të dhënave të AMF-së, MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik, pati një rritje prej 9.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.69% krahasuar me periudhën janar-korrik 2020.

Lexo edhe: Disa fakte interesante mbi Sigurimet

Ndërkohë që, Kartoni Jeshil u rrit me 20.82% të volumit të primeve të shkruara bruto, teksa numri i kontratave  u rrit me 38.12% krahasuar me periudhën janar-korrik 2020. Paralelisht, të ardhurat totale nga primet e shkruara bruto të sigurimit për 7-mujorin kapën vlerën 10,9 mld lekë ose 18.62% më shumë se në periudhën janar-korrik 2020, ndërkohë që numrimi i kontratve  të sigurimit u rrit me 14.71%. Ndërkaq, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.54 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit vullnetar zënë 41.99%, ndërsa primet e sigurimit të detyrueshëm, 58.01% të totalit të tregut. Nga ana tjetër, gjatë 7-mujorit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,2 mld lekë ose 6.99% më pak se në periudhën janar-korrik 2020. Kjo ndryshe nga dëmet e paguara për sigurimin motorik, që pësuan rritje me 44.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kapur vlerën e kapën vlerën e 2,38 mld lekëve.

PRIMI I SHKRUAR BRUTO – SIGURIMI KUFITAR

7-MUJORI 2020     –        109 744 000 lekë

7-MUJORI 2021     –        212 939 000 lekë

/SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat