19.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGazetarja e njohur shpjegon faturën financiare të luftës në Lindjen e Mesme....

Gazetarja e njohur shpjegon faturën financiare të luftës në Lindjen e Mesme. A preket Shqipëria?

Konflikti i rizgjuar ndërmjet Hamasit dhe Izraelit nuk po kalon pa faturën e tij në ekonominë botërore. Një rritje e menjëhershme e çmimit të karburanteve fosile është shënuar në bursa.

Çmimi naftës së papërpunuar u rrit me 4%, ndërsa ai i gazit natyror me 10%. Por kjo rritje, për momentin, nuk mund të konsiderohet vërtet shqetësuese.

Sa për krahasim, në periudhën e parë të Luftës në Ukrainë, të njëjtat çmime përjetuan rritje shumë më të madhe. Atëherë nafta u rrit me rreth 50%, ndërsa gazi natyror me 180% të çmimeve para luftës.

Po përse çdo konflikt në Lindjen e Mesme ka një ndikim kaq të menjëhershëm në çmimet e hidrokarbureve?

Arsyeja është e thjeshtë. Rreth 33% e naftës në botë prodhohet në këtë rajon.

Krahasimisht, Amerika dhe Kanadaja, të dyja bashkë, prodhojnë rreth 27% të totalit,

Europa vetëm 3%, Amerika Qendrore dhe Jugore 7%, Afrika 7%, Vendet e Azisë së Paqësorit 8%, dhe Pakti i Vendeve të Pavarura ish-sovjetike 15% të naftës.

Kur flitet për rritje të çmimit të naftës dhe karburanteve të tjera fosile, nëse luhatjet vijojnë, ato nuk mbeten vetëm në këtë kategori por transmetohen përgjatë zinxhirit të produkteve dhe proceseve të tjera.

Një pasojë thuajse e menjëhershme është rritja e çmimeve të energjisë elektrike në bursë. Gjithashtu, rriten çmimet e plehrave kimike dhe produkteve të ngjashme që prodhohen nga përpunimi i naftës. Një sektor i rëndësishëm që pëson rritje të shpejtë të çmimeve është ai i transportit. Ky i fundit, kombinuar me produktet e lartpërmendura dhe të tjera, ndikon te Inflacioni i Përgjithshëm.

Duke qenë se Shqipëria ka një varësi ekstreme nga importet, ajo priret të importojë edhe krizat e çmimeve në botë.

Kjo do të thotë se ndikimi i parë do të jetë tek karburantet, ku nuk përjashtohet një rritje e shpejtë e çmimit fundor.

Aktualisht një litër naftë, shitet me rreth 197 lekë për litër. Por kujtojmë që çmimi i naftës kapërceu në mbi 237 apo 245 lekë për litër në periudhën kur nisi lufta në Ukrainë dhe qëndroi gjatë këto nivele, të paktën deri në fund të qershporit, kur qeveria shkriu edhe Bordin e Transperncës të ngritur për të shmangur abuzimet me çmimin e karburanteve.

Sot ndodhemi përballë të njëjtit rrezik. Një konflikt i rizgjuar në arenën ndërkombëtare, që kërcënon edhe ekonominë shqiptare./A2 CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat