23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProjektet rrugore/ ARRSH, 33.5 milionë euro për Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë

Projektet rrugore/ ARRSH, 33.5 milionë euro për Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë

Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infrastrukturë u çelën këtë të premte nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Procedura e parë është ajo me objekt kontrate “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)” me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe e dyta “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh” me një fond limit pak më shumë se 1 miliard lekë.

Të dyja procedurat kanë një vlerë prej 3.58 miliardë lekë apo 33.5 milionë euro.

Kontrata e parë e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë është vijim i projektit tashmë të nisur prej kohësh dhe për të cilin punimet në terren kanë avancuar sikurse është bërë me dije gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po këtë të premte janë hapur edhe dy procedura të tjera që lidhen me mbikëqyrjen e punimeve për kontratën “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thanë (Faza III)” dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe-Thane (Faza IV)”.

Çelja edhe e procedurës për mbikëqyrjen e fazës katër paralajmëron edhe nisjen e procedurës që lidhet me punimet civile për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza IV).

Projekti Elbasan-Qafë Thanë

Projekti i Elbasan-Qaftë Thanë është një nga akset më të rëndësishëm në vend për shkak se është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një gjatësi mbi 50.5 kilometra.

Në muajin gusht MIE pranoi se projekti ka ndryshuar pas negociatave me palën e Maqedonisë së Veriut dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Aktualisht po punohet në Lotin 1 dhe Lotin 2 të gjatë përkatësisht 5 dhe 4.5 kilometra.

Sa i takon fazës së tretë në dokumente nënvizohet se ai fillon në fshatin Labinot Fushë në km -0+120, pranë urës metalike mbi lumin Shkumbin dhe përfundon në km 11+140, fill pas urës së Murrashit.

Pjesë e këtij projekti janë edhe punime për asfaltimin e segmentit km 1+440 – 6+500 (Faza I e projekt-zbatimit) dhe segmentit km 6+500 – 10+340 (Faza II e projekt-zbatimit). Pothuajse e gjithë traseja rrugore zhvillohet në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Shkumbin”, thuhet në dokument.

Projekti i Qafë Bualli-Martanesh

Sipas dokumenteve zona ku zhvillohet aksi rrugor Qafë Bualli – Martanesh (SH50), i përket Bashkisë Bulqizë dhe ka një gjatësi prej 16.5km si dhe shtrihet në një terren të theksuar malor.

Kuota mbi nivelin e detit në Qafë Bualli është rreth 1000m, ndërsa nga pjesa e fundit e projektit, në qytetit e Krastës shkon deri në 1250m mbi nivelin e detin. Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional.

Rruga përbëhet nga 2 korsi të asfaltuara kalimi nga 3m secila, të cilat janë totalisht të amortizuara nga trafiku i mjeteve të tonazhit të lartë që frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në dokument.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat