24.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFurgoni përfshihet nga flakët në Pogradec, policia zbardh ngjarjen

Furgoni përfshihet nga flakët në Pogradec, policia zbardh ngjarjen

Një incident është raportuar pak minuta pas mesnate në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku një furgon ka marrë flakë në mënyrë të papritur

Policia e Pogradecit – Informacion paraprak

Më datë 03.05.2023, rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat