Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike.
Ai tregon se hasen më shumë raste që monopatinat qarkullojnë dhe në rrugë interurbane, autostrada që janë të ndaluara edhe për çiklomotorrët.
Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime.
“Fiks Fare” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për të pyetur nëse kanë bërë një klasifikim për këto mjete.
Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPRRTSH pohoi se me ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, saktësisht neni 344, i ndryshuar së fundi në vitin 2021, këto mjete klasifikohen bashkë me mjetet me pedal. Ky klasifikim i njëjtë edhe për patinat elektrike, përbën bazën ligjore në lidhje me qarkullimin dhe normat e sjelljes që duhet të evidentojnë këto mjete.
Këtu i shtohen edhe disa karakteristika, siç janë përdorimi i kaskës mbrojtëse, të zbatojnë të gjitha rregullat e parakalimit, sjelljen nëpër kryqëzime, sinjalizimin me dorë apo me krahë.
Pyetjes se policia rrugore nuk ka një rregullore të mirëpërcaktuar që mund t’i japë mundësinë ligjore për shkelësit e monopatinave, Progni pohoi se në fuqi është rregullorja që është në lidhje me qarkullimin e mjeteve me pedale edhe për patinat elektrike.
Pyetjes së “Fiksit” se a mund të përdoren nga minorenët monopatinat, Progni tha se aktualisht nuk është e përcaktuar dhe se mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera.
Pra, edhe një minoren i pa pajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh.