21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas orës 22:00 fiken dritat/ Akti normativ zbulon masat e ndërmarra për...

Pas orës 22:00 fiken dritat/ Akti normativ zbulon masat e ndërmarra për shkak të krizës energjitike

Pas orës 22:00 do të ndërpritet ndriçimi në çdo rrugë ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, si dhe në ndriçimi i jashtëm i godinave publike, i objekteve të kulturës, monumenteve, shesheve dhe shatërvanëve.

Gjithçka përcaktohet në Aktin Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që gjithsesi përjashton nga ky detyrim rrugët e qytetit.

Paralelisht, sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, institucioneve shtetërore iu ndalohet përdorimi i ajrit të kondicionuar në temperaturë më të ulët se 27 gradë gjatë verës dhe më të lartë se 21 gradë gjatë dimrit.
Gjithashtu, dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15 %, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten.

Masa administrative do të jetë 50 mijë lekë dhe do i vendoset titullarit te institucionit, administratorit te shoqërisë apo ndërmarrjes, qe ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse, në rast të mosarritjes së përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë. Edhe për shkeljen e detyrimin për ndërprerjen e ndriçimit në rrugë apo tejkalimit të gradëve të kondicionerit parashikohet gjobitja me 50 mijë lekë e titullarit.

Akti Normativ nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale. Ndërkohë që nuk përjashton mundësinë që Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, ne varësi te situatës të miratojë masa të detyrueshme për t’u zbatuar edhe nga klientët familjarë dhe jofamiljare privatë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat